Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 4-të të kohës së Pashkëve “C”
Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit, kësaj radhe do të dëgjojmë e
meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 4-të
të kohës së Pashkëve. Liturgjia e Fjalës na paraqet Krishtin si Bariu i mirë. Kjo
e diel në traditën e Kishës zakonisht quhet edhe e diela e Bariut të Mirë. Në të tria
vitet Liturgjike, A,B,C, lexohet kapitulli X-të i Ungjillit të Gjonit në pjesë të
ndryshme të tij. Në këtë kapitull Krishti flet për vete duke si Bariun i Mirë. Sigurisht
nga viti në vit ngjyrimet janë të ndryshme por ajo që mbetet e pandryshueshme është
lidhja e brendshme dhe jo vetëm funksionale ndërmjet grigjës e Bariut të Mirë. Nga
pjesa e Ungjillit të kësaj së diele (Gjn 10,27-30) ne mësojmë se Krishti nuk është
rrogëtar, por Bari. Të njëjtën gjë duket sikur ai e pretendon nga Pjetri dhe të grithe
barinjtë tjerë të cilëve ua besoi grigjën e tij, siç dëgjuam të dielën e shkuar në
pjesën e Ungjillit, kur Jezusi i Gjallë ju shfaq dishepujve në Bregun e detit të Tiberiadit.
Kështu në pjesën e Ungjillit të dielës së kaluar, për tri herë rresht Jezusi ia beson
grigjën e tij Pjetrit, duke i dhënë atij këtë detyrë baritore së cilës ai nuk mund
t'i ike më. Por Pjetri bashkë me dishepujt e tjerë është i thirrur që të kullos grigjën
e tjetërkujt, jo të veten. Në këtë kuptim ata do të jenë vetëm administratore ( prijës)
të grigjës së Krishtit, e jo si rrogëtarë por sipas shembullit të Bariut të Mirë që
jep jetën për delet e veta. Krishti është modeli dhe frymëzimi për barinjtë e Kishës
të të gjitha kohërave. Thamë në fillim se ndërmjet Krishtit dhe grigjës ekziston
nje lidhje e brendshme dhe jo vetëm vartësie e jashtme. Po cilat janë tiparet e kësaj
lidhjeje që na shfaqen në pjesën ungjillore të kësaj së diele? Në gojën e Jezusit,
ungjilltari vendos fjalët: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim dhe unë i njoh dhe ato
me ndjekin”. “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim...”.E dëgjojnë sepse në radhë
të parë janë bërë të afta të dëgjojnë zërin e krijuesit të tyre. Në fakt tani ai zë
është i ri. Në kopshtin e Edenit ai zë që e thirri Adamin, pas mëkatit origjinal e
bëri atë të fshihej, kurse tani në epokën e re të përuruar nga Krishti, mëkati nuk
ka më vend kështu që krijuesi dhe krijesa shihen ballafaqas. Por dëgjimi është i lidhur
ngushtë me dëgjesën, me bindjen. Për të dëgjuar është shume e nevojshme më parë të
heshtësh, t'i krijosh hapësirë të brendshme këtij zëri qe te hyje dhe te zërë vend
brenda shpirtit tone. Zëri i Bariut te Mire është i pranishëm dhe tingëllon fort ne
Fjalën e tij e si rrjedhoje ne jetën dhe ne traditën e gjithë Kishës e te gjitha kohërave.
Ne mënyrë te veçante ky zë tingëllon ne lidhjen e brendshme te çdo njeriu me Zotin,
nëpërmjet bashkëbisedimit me Hyjin, ne atë qe ne e quajmë lutje. Zëri i Bariut te
Mire na flet sikurse i foli Moisiut, profetëve dhe ne nje mënyrë te padëgjuar me pare,
vete Jezusit në jetën e tij tokësorë. Zëri i Bariut te Mire është zëri i Hyjit, sepse
Ai dhe Ati ane një gjë e vetme. Për të dëgjuar sa më mirë zërin e Hyjit është
e nevojshme ta dallosh atë nga zëra te tjerë qe janë te pranishëm ne jetën tone te
përditshme. Ne zhurmën qe na rrethon shpeshherë e ngatërrojmë zërin e tij me zërin
e vetvetes apo me zërin e shume sirenave qe joshin jetën tone me qellim qe ta na largojnë
nga Zoti, me premtimin e nje jete me te lehte dhe me te mire. Sa here zëri i vetvetes
ngatërrohet me zërin e Zotit. Lypet vëmendje sepse nuk është e lehte ta dallosh gjithmonë.
Sa here ndoshta edhe ne meshtarët dëgjojmë vetëm jehonën e zërit tone qe përplaset
ne muret e egoizmit dhe te krenarisë? E sa e sa here zëra te tjerë simulojnë. sulmojnë
apo mbysin zërin delikat te Bariut të Mirë i cili nuk imponohet, por na ofrohet e
propozohet. E vërteta është se zëri i tij nuk mund te ngatërrohet me asgjë tjetër,
me asnjë zë tjetër ne këtë bote, pasi zëri i tij na flet “...me autoritet...” për
dashurinë, jetën, dhurimin e vetvetes, drejtësinë dhe paqen. Eshte e nevojshme atëherë
“...te dëgjojmë sot zërin e tij e te mos e ngurtësojmë zemrën tone...”. “...unë
i njoh e ato me ndjekin.” Bariu i Mire i njeh delet e veta, i njeh ne brendinë e tyre.
Ai njihte mire Pjetrin dhe dishepujt e tjerë. Zoti e njeh mire njeriun sepse e ka
krijuar dhe e ka bere te afte ta njohe edhe ai Zotin. Njohja qe Zoti ka për ne është
nje njohje personale. Na njeh secilin për emër dhe nuk na ngatërron me njeri tjetrin.
Ai e di kush jemi “...na njeh dhe na shqyrton. E di kur çohemi dhe kur ulemi”. Na
ka njohur para se te ishim, para se te lindnim. Zoti na njeh edhe ne skutat me
te errëta te jetës sonë, sepse ai është arkitekti i këtij tempulli ne te cilin ka
vendosur te banoje “Ju jeni tempull i Shpirtit te Shenjte” na thotë Shën Pali. Ai
na njehe edhe ne ato përmasa që për të tjerët janë të padukshme, te panjohura e të
pashqyrtueshme. Vetëm ai e di se çfarë ka brenda zemrës së nje njeriu. Por ai është
delikat ne njohjen e tij. Nuk na dhunon ne lirine tone. Nuk eshte nje sy qe kontrollon
gjithçka për te sunduar. Por është një Atë që na njeh e na do pa masë. Duke na njohur
Ai na thërret më e në emër, sikurse thirri dishepujt e tij. Na beson misionin që Ai
ka menduar për ne në amshim dhe që ai e di mirë se ne mund ta kryejmë, por gjithashtu
ai duke na njohur mire, di te fale brishtësinë tonë e të na çojë aq here sa biem,
për shkak të dobësisë sonë e në saje të dashurisë. Askush nuk është anonim para
syve te tij, askush i panjohur, askush pa identitet. Madje Ai na njeh nga brenda jetës
sonë. Shën Tereza e Aviles e krahason njeriun e shpirtin e tij me një kështjellë me
shumë dhoma. Në qendër të Kështjellës është vet Princi, Mbreti. Ja çfarë dinjiteti
të madh i ka dhënë Zoti njeriut. Vetëm duke dëgjuar zërin e tij dhe duke e ditur
se ai na njeh mirë, është e mundur qe ne të shkojmë pas tij sikurse Pjetri ne pjesën
e Ungjillit të se dielës se kaluar. Të dashur vëllezër e motra! Edhe një tjetër
përsiatje për ketë të diele të 4-të të kohës se Pashkëve. Eshte nje e diele ne te
cilën ne mënyrë te veçante jemi te thirrur qe te lutemi per thirrjet. T'i kërkojmë
me këmbëngulje Hyjit që të na dërgojë Barinj e barinj të mirë, sipas zemrës së tij.
Së pari, detyra e bashkësisë së krishterë është të lutet për ata që tashmë janë vendosur
si barinj në Kishe, ipeshkvijtë dhe meshtarët. Mbështetja nëpërmjet lutjes është mbështetja
më e mirë që mund t'u jepet meshtarëve dhe ipeshkvijve në misionin e tyre të vështirë
dhe shumë të lartë, në shërbim të Zotit dhe të popullit të Tij, Kishës. Sidomos kjo
bëhet e nevojshme te populli jonë, në të cilin ende ka vështirësi për ushtrimin e
detyrës së ipeshkvit dhe të meshtarit. Larmia e madhe që ekziston në popullin
tonë duhet të na shtyje t'i kërkojmë Zotit hirin e impenjimit te përbashkët për shpalljen
e Ungjillit si qëllimi jetësor e parësor i Kishës dhe i ekzistimit te çdo meshtari
e ipeshkvi se bashku me te gjithë besimtaret. Te kemi për zemër gjithmonë edhe shenjtërinë
e meshtarëve dhe te ipeshkvijve që aktualisht punojnë ndër shqiptarë. Gjithashtu
të dashur miq, t'i kërkojmë me këmbëngulje Hyjit thirrje të reja në meshtari. Nëse
do të lutemi për te rinjtë tanë dhe do t'u japim atyre më shumë besim dhe ti kuptojmë
me thellë ata atëherë do të jetë e mundur që të kemi thirrje. Ne kemi shembuj meshtarësh
të mrekullueshëm që kanë larë petkat e tyre me gjakun e qengjit, që kanë qenë dëshmitarë
të Krishtit me jetën dhe vuajtjet e tyre. Është e pamundur që gjaku i tyre të jetë
derdhur kot. Thirrjet duhet të jenë një fryt i pashmangshëm i gjakut të martirëve
shqiptarë në periudhën e kaluar. Nëse do të dinë të jenë meshtarët dhe ipeshkvijtë
shembull për të rinjtë, e të gjithë besimtarët do t'i shoqërojnë me lutjet e tyre,
sigurisht do kemi thirrje të reja, punëtorë të ri e meshtarë të ri në vreshtin e Zotit.
Të dashur vëllezër e motra, t'ia besojmë jetën tonë Bariut të Mirë. Askush nuk
mund të na shkëpusë nga duart e tij, sepse askush nuk mund të na ndajë nga dashuria
e tij. Amen. Këtu mund ta dëgjoni programin e plotë kushtuar Liturgjisë së Fjalës
së Zotit me koment...............
Liturgjia e Fjalës
Leximi i parë Vap 13, 14.43-52 Pali
dhe Barnaba konstatojnë që ungjillëzimi është i lidhur ngushtë me persekutimin. Çdo
herë që Pali u drejtohet hebrenjve, përplaset me refuzimin e tyre; por ky është një
fakt pozitiv, sepse shtyn apostullin për t’ua shpallur Ungjillin paganëve. Çdo mision
duhet të kalojë përmes provës, në fakt duhet shumë guxim për të qenë të krishterë.
Kur fillohet të jetohet seriozisht Ungjilli, shfaqet hija e kryqit.
Lexim
prej Veprave të Apostujve
Në ato ditë, Pali e Barnaba u nisën nga Perga
e arritën në Antiokinë e Pisidisë. Të shtunën hynë në sinagogë dhe u ulën. Kur u shpërndanë
prej sinagogës, shumë judenj dhe proselitë të përshpirtshëm shkuan pas Palit e Barnabës,
të cilët i porositnin dhe i nxitnin të qëndrojnë në hirin e Hyjit. Të shtunën
mbas ngarendi pothuajse mbarë qyteti për të dëgjuar fjalën e Zotit. Judenjtë, kur
panë të gjithë atë shumicë populli, i kapi smira, zunë t’u kundërshtojnë me të shara
fjalëve të Palit. Atëherë Pali e Barnaba u thanë plot guxim: “Më së pari është
dashur t’u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, mbasi ju e përbuzni dhe veten nuk e çmoni
të denjë për jetën e pasosur, atëherë ne po u drejtohemi paganëve. Sepse kështu na
ka urdhëruar Zotëria: ‘Të kam caktuar të jesh dritë për paganët, që ta çosh shëlbimin
deri në skajin e tokës’.” Paganët, kur i dëgjuan këto, gëzoheshin dhe e madhëronin
fjalën e Zotit dhe të gjithë ata që e ndinin veten të caktuar për jetën e pasosur,
u bënë besimtarë. E fjala e Zotit hapej nëpër mbarë atë krahinë. Por hebrenjtë ngucën
disa gra në shenjë që besonin në Hyjin dhe krerët e qytetit e shkaktuan një salvim
kundër Palit e Barnabës dhe i dëbuan prej vendit të tyre. Ata atëherë e shkundën pluhurin
e këmbëve të veta si dëshmi kundër tyre dhe shkuan për Ikon. Ndërkaq nxënësit mbusheshin
me gëzim dhe me Shpirt Shenjt. Fjala e Zotit.
Psalmi 100
Ne
jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij --- --- --- Toka
mbarë le t’i brohoritë Zotit, shërbeni Zotit me hare, dilni para tij me brohoritje! ---
--- --- Dijeni mirë se vetëm Zoti është Hyj: Ai na krijoi e atij i përkasim: jemi
populli i tij dhe delet e kullotës së tij. --- --- --- Sepse i mirë është Zoti, e
amshuar dashuria e tij, nga breznia në brezni besnikëria e tij. --- --- ---
Leximi
i dytë Zb 7, 9.14-17
Gjoni na paraqet parajsën si një festë
shumë të madhe popullore, në të cilën lavdërohet Hyji dhe takohen të gjithë vëllezërit.
Pjesëmarrësit janë veshur me të bardha, ngjyra e gëzimit, e pafajshmërisë, dhe kanë
në duar palma, simbolin e fitores. Është një ftesë e madhe për shpresë
për të krishterët e persekutuar të së shkuarës. Edhe për ne është një qëllim për të
arritur në atë festë, edhe pse jetojmë dramën e ndarjes, të moskomunikimit dhe të
boshllëkut të egzistencës.
Lexim prej Zbulesës së shën Gjonit apostull Unë
Gjoni pashë: një shumicë të madhe që askush s’mund e numëronte, prej çdo kombi, çdo
fisi, populli dhe gjuhe! Qëndronin në këmbë para fronit dhe para Qengjit të veshur
me petka të bardha e me palma në dorë. Dhe engjëlli më tha: “Këta janë ata që
erdhën nga prova e madhe; i lanë petkat dhe i zbardhuan në gjakun e Qengjit. Prandaj
edhe qëndrojnë para fronit të Hyjit dhe i shërbejnë ditë e natë në tempullin e tij,
dhe Ai që rri në fron do t’i shtijë nën tendën e vet. Më kurrë s’do të kenë uri, më
kurrë s’do të kenë etje, më s’do t’i djegë dielli as rrezet e tija. Sepse Qengji që
është në midis të fronit do t’i kullosë dhe do t’i çojë në burimet e ujërave të jetës.
Edhe Hyji do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre.” Fjala e Zotit.
ALELUJA,
aleluja. Unë jam Bariu i mirë, thotë Zoti: i njoh delet e mia dhe ato më njohin
mua. Aleluja
Ë Ungjilli Gjn 10, 27-30 Jezusi
deklaron se vetëm kush ka zemrën e hapur ndaj besimit mund të pranojë fjalët e tij.
Judenjtë presin që Jezusi të jetë Mesia sipas mentalitetit të tyre të paracaktuar.
Janë ata që deklarojnë karakteristikat e sakta që duhet të ketë Mesia. Për të hyrë
në besim është e nevojshme të jemi të gatshëm për të realizuar planin të Hyjit, e
jo të jetojmë sipas botëkuptimit njerëzor.
Leximi i Ungjillit shenjt
sipas Gjonit Në atë kohë, Jezusi tha: “Dhentë e mia e dëgjojnë zërin tim; unë
i njoh dhe ato vijnë pas meje. Unë u jap jetën e pasosur, kurrë nuk do të sharrojnë:
askush nuk do t’i rrëmbejë prej dorës sime. Ati im që m’i dha, është më i madh se
të gjithë dhe askush s’mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit. Unë dhe Ati jemi një.” Fjala
e Zotit.