2013-04-19 14:07:49

Atë Federiko Lombardi merr titullin “Komunikatori i vitit” nga Grupi Allianz


Zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi mori titullin “Komunikator i vitit” nga Grupi bankar Allianz, me degë në të gjithë botën. Në motivimet e këtij titulli, atë Lombardi quhet “shembull i vërtetë racionaliteti dhe mendimi perspektiv, gjithnjë në linjën e parë, me zemër të pastër e argumentime qetësuese. I aftë t’i përballojë ndërlikimet me ironi, por kurrë me cektësi. Përfaqëson çelësin për interpretimin e Selisë së Shenjtë, me kulturë e përvojë të madhe, por pa u bërë ai vetë protagonist. Mjeshtër i deklaratave jo të bujshme, i aftë të zgjidhë tensionet me thjeshtësi e duke dëgjuar, por njëkohësisht, me vendosmëri e kompetencë”.
Çmimi i propozuar nga komunikatorët e grupit, që merret me sigurime, iu dha atë Lombardit gjatë një ceremonie të shkurtër, të enjten, në Sallën e Shtypit të Vatikanit. I pranishëm, edhe kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën, kardinali Xhanfranko Ravazi. Atë Lombardi ilustroi punën e Selisë së Shenjtë, e cila synon qarkullimin e një informacioni korrekt. Më pas, u ndal në stilin komunikativ të Papës Françesku. “Është shumë i bukur – nënvizoi – sepse sjell risi, është krijues e spontan”. Për ta ndjekur, përfundoi atë Lombardi, duhet të rimendojmë mënyrën e punës dhe të shërbimit tonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.