2013-04-18 15:52:26

Ferr në Teksas: shpërthen një impiant plehrash kimike. Papa kërkon lutje për viktimat


Pas atentatit të Bostonit dhe letrave me ricinë, Amerika përballon një faqe tjetër të vështirë të historisë së vet: një shpërthim i fuqishëm në një impiant plehrash kimike, në Teksas, e shndërroi qendrën e vogël në një “zonë lufte”. Akoma nuk dihet numri i saktë i viktimave. Thuhet nga 5 në 15 vetë, por mediat amerikane folën për 60-70 të vrarë. Së paku, 160 të plagosur e të djegur janë çuar me urgjencë në spitalet e zonës.
Në një tweet, sot paradite, Papa Françesku shkruan: “Ju kërkoj të bashkoheni me mua në lutje për viktimat e shpërthimit në Teksas e për familjet e tyre”.
Duket se tragjedia u shkaktua nga zjarri i ndezur brenda fabrikës, në periferi të qytezës West, nga e cila merr emrin impianti. Flakët u përhapën me shpejtësi në disa serbatorë, ku mbaheshin lëndë kimike për trajtimin e plehut. Shpërthimi ishte kaq i fuqishëm, saqë zona përreth e ndjeu si të ishte një tërmet prej 2,2 ballësh, i cili shembi rrafsh me tokën 50-60 shtëpi. Njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tjera e janë mbyllur të gjitha pikat e furnizimit me gaz. Nuk dihet mirë shkaku i rënies së zjarrit, por hetimet e para vunë në dukje se flaka nuk është vënë qëllimisht. Tani është shpallur alarmi për renë toksike, që po përhapet në zonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.