2013-04-17 14:04:26

Tweete të reja të Papës Françesku, Jezusi është i gjallë në mesin tonë


Papa Françesku në një tweet të ri në mbarim të audiencës së përgjithshme shkruan: “Të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell (të Shëlbuemit) – lexohet në mesazhin e parë – nuk dëshmon mospranimin e tij, po se Ai është i gjallë në mesin tonë në një mënyrë të re, afër çdonjërit prej nesh”. Në një tjetër tweet, Ati i Shenjtë Bergoglio shkruan se për “të hy në lavdinë e Zotit kërkohet besnikëria e përditshme ndaj vullnetit të tij, edhe atëherë kur kërkohet flijim”. Faqja e Twitterit të Papës në nëntë gjuhë ka mbi 5 milion e gjysmë follower.







All the contents on this site are copyrighted ©.