2013-04-17 17:36:15

Nigeri. Kardinali Onaiekan: amnisti për ndjekësit e Boko Haram, vetëm nëse pendohen dhe i zhdëmtojnë viktimat.


“Vijimi i përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës së grupit fanatik islamik Boko Haram, nuk e zgjidh problemin” Përkundrazi, e keqëson situatën. Këtu duhet pasur parasysh një mënyrë tjetër veprimi. Amnistia për Boko Haram duhet shikuar si opcion për t’i dhënë fund dhunës. Në të gjitha llojet e luftërave, arrin një çast, kur duhet nisur dialogu ndërmjet palëve kundërshtare. E unë mendoj se ky çast ka arritur. Më mirë të flasësh, sesa të qëllosh me pushkë e me bomba”. Kështu shprehet kardinali Xhon Onaiekan, kryeipeshkëv i Abuzhës, duke pohuar, në agjencinë Fides, mendimin e tij lidhur me mundësinë e shpalljes së amnistisë për anëtarët e Boko Haram, sektit që është autor i një mori atentatesh kundër të krishterëve në Nigeri. Duke folur pak kohë më parë pikërisht për këtë mundësi, vëren Hirësia e Tij, e pata thënë qartë se për amnisti mund të flitet vetëm atëherë, kur keqbërësit ta pranojnë të keqen, të pendohen e të shprehin gatishmërinë për ta ndrequr, aq sa mund të ndreqet, duke i zhdëmtuar viktimat. Pa këto dy kushte nuk mund të jepet amnistia.







All the contents on this site are copyrighted ©.