2013-04-17 13:53:40

Imzot Pontier president i ri i Konferencës ipeshkvnore të Francës


Kryeipeshkvi i Marséjt, imzot Goerges Pontier, është zgjedhur sot president i konferencës katolike ipeshkvnore të Francës. Pason imzot André Vingt-Trois, kardinalin-kryeipeshkëv të Parisit, në përfundim të mandatit. Shuguruar ipeshkëv në mars të vitit 1988, imzot Pontier është kryeipeshkëv i Marséjt nga 2006 e deri më tani ka qenë president i komitetit ‘Studime e projekte të Konferencës së ipeshkvijve të Francës’. Lindur më 1 maj 1934, imzot Pontier është diplomuar në teologji e në letërsi moderne.







All the contents on this site are copyrighted ©.