2013-04-16 14:09:49

Ngushëllimet e Papës Françesku për atentatet e Bostonit: tragjedi pa kuptim


Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e atentateve të djeshme në Boston, gjatë maratonës. Në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të qytetit, kardinalit Sean O’Malley, Ati i Shenjtë thekson se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve njerëzore e për të plagosurit rëndë, duke e quajtur ngjarjen “tragjedi pa kuptim”. Papa lutet që paqja e Zotit të dikohet mbi viktimat e u qëndron afër atyre, që vuajnë e sa e sa personave, të impenjuar në ndihmën e shpejtë. Në këtë çast të dhimbshëm, përfundon telegrami, Papa Françesku lutet që qytetarët e Bostonit të qëndrojnë të bashkuar e të mos e lënë veten në dorën e së keqes, duke e kundërshtuar atë me të mirën e duke punuar për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të lirë.








All the contents on this site are copyrighted ©.