2013-04-15 15:50:51

Patrikana e Jerusalemit në audiencë te Papa. Imzot Twal: të bashkuar me Françeskun për paqen në Lindje të Mesme


Paqja Paqja në Lindje të Mesme, situata e të krishterëve në këtë rajon, por edhe kriza siriane. Këto janë disa nga temat për të cilat u fol në audiencën e sotme të Papës Françesku me Lumturinë e Tij imzot Fouad Twal, Patrik i Jerusalemit të Latinëve, shoqëruar nga vikari e kryeipeshkvi i Tunizit, imzot Ilaria Antoniazzi. Një takim që në të gjithë la një shenjë shprese e gëzimi.
Sot te Papa ka ardhur e tërë Patrikana e Jerusalemit, ipeshkvijtë e saj e meshtarët e ri të saj, si për të përshëndetur Papën e po kështu edhe për t’i folur për realitetin tonë”: kështu u shpreh imzot Fouad Twal në mikrofonin e Radio Vatikanit, në mbarim të takimit privat me Papën Bergoglio.
Unë ish vetëm në bisedë me të. Në njeri i përvujtë, i madh, që ka dhuratën e dëgjimit, që pretendon se njeh gjithçka, që do të dijë më tepër e mirë për të ndihmuar situatën. Një mbresë vëllazërore shumë e bukur, tejet e bukur...”.
Ne lutemi për të, ai lutët për ne, por në qendër të bashkëbisedimeve ishte situata në Lindje të Mesme. Akoma imzot Twal:
Fola mbi situatën në Lindje të Mesme, pastaj fola edhe për refugjatët sirianë, e thash se situata nuk është kaq e mirë sa që mendohet e duket nga jashtë; fola edhe për situatën e Patriarkanës e fola për Seminarin që është i mbushur plotë, faleminderit Zotit, e për shtegtarët që po bëjnë gjithçka është mundur që të mos ndjehemi vetëm: të gjithë janë të mirëseardhur!”. Ne besojmë, shpresojmë e po bëjmë ç’është e mundur për paqen në këtë rajon, shtoi imzot Twal.







All the contents on this site are copyrighted ©.