Më 15 prill kalendari kujton shën Anastasinë, martire
Më 15 prill kalendari Kishtar përkujton shën Anastasinë, martire. Duke
shfletuar kalendarin, sot më 15 prill Kisha përkujton Shën Anastasinë, martire e shekullit
të parë. Së bashku me Vasilikën apo Basilisën bëhet nxënëse e apostujve Pjetër e Pal.
Me to është edhe matrona romake, Luçina. Të tria patën rol të njëjtë me “gratë
e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën e dhimbshme të Kryqit, deri mbi Klavar,
për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit. Anastasia, Valisilika e Luçina i qëndruan
pranë deri në frymën e fundit princin e Apostujve, shën Pjetrit si dhe apostullit
të popujve, shën Palit, duke i varrosur edhe trupat e tyre të martirizuar për shkak
të fesë në Krishtin. Shën Anastasia, së bashku me dy shoqet e veta, e varrosi trupin
e shën Pjetrit Apostull jo larg cirkut të Neronit në Romë, tek këmbët e kodrës romake
Giangikolo, ku sot lartohet bazilika që mban emrin e Tij. Ndërsa shën Pali u varros
në një nga pronat e Luçinës, buzë Tiberit, gjatë rrugës romake, Ostiense.