2013-04-12 16:31:18

Egjipt: të krishterë e myslimanë manifestojnë së bashku kundër ekstremizmit islamik


“Ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve nuk ka ndarje, të dyja bashkësitë janë për bashkimin e të gjithë egjiptianëve”. Me thirrjet “myslimanët e koptët, dorë për dore për të ndërtuar një shoqëri të re” dhe “koptët e myslimanët janë bij të Egjiptit”, mëse 5 mijë egjiptianë manifestuan të martën për të protestuar kundër sulmit në katedralen kopto-ortodokse të Shën Markut, më 7 prill, në Kairo. Sulmi, sipas të krishterëve, u organizua nga disa njerëz të infiltruar në kortezhin funebër për katër koptët, që humbën jetën në ndeshje të mëparshme me islamikët. Natyrisht, ky nuk është versioni zyrtar i shtetit të Vëllezërve Myslimanë, që gjithsesi, u kanë shprehur të krishterëve përkrahjen e tyre morale. Duke protestuar kundër regjimit, më 9 prill, disa deputetë të krishterë dhanë dorëheqjen nga Këshilli i Shurës, me shumicë islamiste. Por janë myslimanët e thjeshtë, ata që u japin të drejtë të krishterëve, duke u bashkuar me manifestimet e tyre e duke u shprehur solidaritetin. “Të krishterët, deklaruan ata gjatë protestës, nuk janë aleatë të myslimanëve. Aleatët mund të largohen, ndërsa të krishterët janë si ne, banorë të Egjiptit”. Sipas tyre, regjimi po mundohet t’i verë bashkësitë njëra kundër tjetrës, për ta kontrolluar vendin me anë të përçarjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.