2013-04-10 16:11:57

Në SHBA-të, Senati voton për kufizimin e përdorimit të armëve


Kontrolle paraprake për të gjithë ata, që duan të blejnë armë dhe zgjerimi i zonave, ku ndalohet të mbash armë: këto janë kufizimet, që parashikon reforma amerikane për armëmbajtjen, që do të votohet nga Senati i SHBA-ve. Presidenti Obama shpreson në një marrëveshje “bipartizan”, meqenëse nuk zotëron shumicën në këtë Dhomë të parlamentit. Edhe gjatë ditëve të kaluara, një grua e një fëmijë humbën jetën për shkak të armëve.
Element tjetër i rëndësishëm i politikës amerikane të këtyre ditëve është paraqitja e buxhetit prej 3.770 miliard dollarësh. Objektivi i presidentit Obama është zvogëlimi i defiçitit gjatë tre vjetëve të ardhshëm, edhe përmes shtimit të taksave për më të pasurit. Kush fiton më shumë se 1 milion dollarë në vit, duhet të paguajë 30% në taksa. Parashikohen investime në infrastrukturë dhe në arsim.







All the contents on this site are copyrighted ©.