2013-04-09 13:03:48

Romë. Pranë Qendrës Astali paraqitet “Raporti vjetor 2013: një vit veprimtari në ndihmë të njerëzve që kërkojnë strehim politik e refugjatëve”.


Sot, pranë qendrës Astali të Jezuitëve, në Romë, u paraqit “Raporti vjetor 2013: një vit veprimtari në ndihmë të njerëzve që kërkojnë strehim politik e refugjatëve”. Folën shumë veprimtarë, që merren me këtë problem vërtetë të mprehtë, ndërmjet të cilëve Atë Gjovani La Mana, jezuit, Drejtor i Qendrës Astali, strukturë e jezuitëve për strehimin e refugjatëve
E pikërisht atë Gjovani dha një njoftim të papritur. Pasi e pati ftuar Papën për vizitë në Qendrën Astali, dikush e thirri në celular: ishte vetë Papa Françesku. Atë La Mana e përcjell kështu lajmin e papritur, përmes një tweet-i: “I shkrova Papës, për ta ftuar të vinte në mensën e Astalit; të shtunën e kaluar dikush më thirri në celular: ishte vetë papa Françesku, që më siguroi se do të vijë. Ç’e papritur e gëzueshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.