2013-04-09 10:27:53

Ngushëllimet e Papës Françesku për vdekjen e Margaret Thatcher


Papa Françesku shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher. Në një telegram, me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone, dërguar kryeministrit britanik David Cameron, Papa vlerëson lart vlerat e krishtera, që frymëzuan impenjimin publik të baroneshës së Kesteven-it, sidomos mbrojtjen e lirisë në familjen e kombeve. Duke ia besuar shpirtin e “Gruas së hekurt” mëshirës së Zotit, shkruan Ati i Shenjtë, siguroj se do të lutem për familjen e saj dhe për popullin britanik.








All the contents on this site are copyrighted ©.