2013-04-08 15:54:02

Siri: Asadi kërcënon: në se bie unë, tronditet e gjithë Lindja e Mesme


Nëse terroristët do ta marrin pushtetin në Siri, do të ketë një efekt dominoje në të gjithë Lindjen e Mesme”. Kështu u shpreh këto ditë presidenti sirian, Bashar al Asad, gjithnjë më i ngujuar në Damask, kryeqytet i vendit. Asadi pranoi se Siria është në kaos. Posaçërisht e vështirë, situata në Haleb ku, sipas opozitës, gjatë bombardimeve qeveritare mbi pozicionet e rebelëve, kanë gjetur vdekjen 15 vetë, ndërmjet të cilëve, 9 fëmijë.







All the contents on this site are copyrighted ©.