2013-04-05 18:52:11

Me rastin e uljes së Papës Françesku në Katedrën romake, Sheshi Shën Gjoni në Lateran, do të quhet Sheshi i Lumi Gjon Pali II


Në liturgjinë solemne të uljes së Papës Françesku në Katedrën romake, që do të kremtohet të dielën e ardhshme, në orën 17.30, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, do të ketë edhe një ngjarje të re. Një notë e Prefekturës së Shtëpisë Papnore njofton se rreth orës 17.00, para se të kryesojë Meshën, Papa do të zbulojë një pllakë toponomastike, përmes së cilës Sheshi para Pallatit të Vikariatit, do të ndërrojë emër. Nga Sheshi Shën Gjoni në Lateran, do të quhet Sheshi i Lumi Gjon Pali II. Në ceremoni do të jenë të pranishëm, ndërmjet tjerësh, kardinali mëkëmbës, Agostino Valini dhe kryetari i Bashkisë së Romës, Xhani Alemano.







All the contents on this site are copyrighted ©.