2013-04-03 12:51:49

Papa lutet tek varri i Karol Vojtilës, në 8 vjetorin e vdekjes


Mbrëmë, rreth orës 19.00, Papa Françesku vizitoi varrin e të Lumit Gjon Pali II, në përkujtim të tetë vjetorit të vdekjes. Ati i Shenjtë u gjunjëzua gjatë, në heshtje, para varrit të të Lumit Vojtila, në Kapelën e Shën Sebastianit. Më pas u lut për disa çaste edhe pranë varreve të Gjonit XXIII e të Shën Piut X.
Shoqërohej nga kardinali Anxhelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit dhe nga sekretari i tij personal, imzot Alfred Ksuereb.Ashtu si pamja e djeshme pranë Varrit të Shën Pjetrit - nënvizon Salla e Shtypit e Vatikanit – edhe vizita e mbrëmshme në Bazilikë, shpreh vazhdimësinë e thellë shpirtërore të misionit papnor, që Papa Françesku e jeton dhe e ndjen fuqimisht, siç e tregojnë edhe takimi e bisedat telefonike me paraardhësin e tij, Benediktin XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.