Pëlhura e përdorur nga Papa në ritin e larjes së këmbëve, është endur me 720 fije,
nga Toka e Shenjtë
Pëlhura apo përparsja, siç quhet tradicionalisht, që përdori Papa Françesku gjatë
ritit të larjes së këmbëve në Kazal del Marmo, u realizua prej të rinjve të bashkësisë
Vila e Shën Françeskut, në Pedavena. Pëlhura ishte endur me 720 fije të ndryshme,
ardhur nga Nazareti, Betlehemi, Tekoa, Tiberiade, Jeriko, Jeruzalemi, As-Samu, Hebroni,
Betania, Bet-Hanina, Bet-Xhiallahu, Kana e Cirena, ndërmjet Palestinës, Izraelit e
Tokës së Shenjtë. U deshën disa muaj, për ta endur këtë përparëse të jashtëzakonshme,
që ka edhe fije nga rrjetat e peshkatarëve të Liqenit të Tiberiades. Të rinjtë deshën
të rikrijojnë, kështu, simbolikisht, udhën që përshkoi Jezusi dymijë vjet më parë.