2013-03-29 14:25:28

Kardinali Kung: Meditime rreth Kryqezimit te Krishtit


Zoti yne Jezu Krishti eshte ne Kryq. Gjithe Trupi i Tij eshte mbuluar me plage. Duart dhe kembet e Tij jane mberthyer ne Kryq; Koka e Tij e Shenjte eshte kurorezuar me gjemba; i kane dhene per te pire uthull dhe tembel. Ndonese vuajti aq shume, Ai e di se shume njerez do te mbeten indiferente ndaj kesaj. Dhimbja qe sjell ky mendim, ja shtona akoma me shume vuatjen fizike.

Perendia vuajti kaq shume per mua. Perse valle dhe une nuk jam ne gjendje te heq dore nga disa kenaqesi te botes dhe te pranoj pak vuajtje ne kete jete? Une e di qe Jezusi vuajti kaq shume per shpagimin e mekateve te mia dhe akoma shkoj kunder vullnetit te Tij dhe vazhdoj te mekatoj? Si valle mundem ta hedh poshte hirin e Tij dhe te shtoj dhimbjen e Tij?

Jezusi pranoi vuajtjen e shkaktuar nga cdo lloj personi. Apostujt e braktisen, Judenjte e akuzonin me akuza te rreme, Paganet e mallkonin dhe Kryeprifterinjte, Zyrtaret, Ushtaret dhe gjithe te tjeret ishin te vendosur per ta vrare. Per arsyen se Jezusi vuajti qe te shpetoje te gjithe llojet e njerezve, Ai e pranoi vuajtjen nga te gjithe llojet e njerezve, duke na perfshire ketu dhe ne. A nuk e rrit vuajtjen e Tij mungesa jone e besimit, mekati yne dhe mungesa e dashurise per zemren e Tij te shenjte?

Ku ishte Nena jone e Bekuar ne ate kohe? Ajo po vajtonte prane Kryqit, duke e pare Birin e Saj te vuaje. Kjo nuk ishte thjesht nje dashuri njerezore mes nje nene dhe birit te saj. Ajo e bashkoi dashurine e saj per Jezusin me dashurine per te gjithe njerezimin, duke e ofruar kete si nje sakrifice para Atit Perendi per shpetimin e te gjithe botes. Zonja jone eshte me te vertete Nena e Shpetimit tone.

Secili nga ne duhet ta imitoje Zonjen tone te bekuar, duke e pare Jezusin ne Kryq. Ne duhet te ofrojme vuajtjet tona per shpagimin e mekateve tona dhe ato te te tjereve, duke kerkuar meshire dhe falje dhe te mos deshtojme per t'ju pergjigjur hireve te Jezusit qe Ai na i siguroi permes Pasionit te Tij.

(Shkruar nga Kardinali Kung, gjate 30 viteve te burgimit per shkak te besimit te tij, ne burgjet komuniste te Kines)







All the contents on this site are copyrighted ©.