NGADHNJIJA E KRYQIT 1 Nji ditë nder dit atje n’qytet
t’amshuem, Kur enè ky ligjë t’randë mbarë dheut i vęte, Nji Galileas, peshkatár
i shuem, Atje po zęte. 2 As n’kambë koturn, as togë mbi shtat
nuk kishte, As shpatë mizore nuk i varej ijes; Por veç nji Kryq visari i tij
t’tânë ishte, T’ tânë shęj’ i madhnijes. 3 Me atë Kryq në
dorë atje m’atë ditë ai duli E n’sŷ t’Cezarit, t’ Rromës e t’rruzullimit Në
Vatikan ai Krygjen shęjte e nguli Shęj’n e Shelbimit. 4 Ehu
! kush kisht’ thânë atë herë se n’t’endun t’motit Cezari e Rroma e rruzullimi unjí
Do t’i a perkulshin gjű’n korís s’Golgotit Me pervujtni ? 5 Kush
kishte thânun se nji bimë zabelit N’vedi do t’kishte njaq fuqí grumbllue, Sá
shekllit t’ rręjshem fill e prej themelit Faqe me i ndrrue?... 6 Po,
rán n’dritë t’Kryqit idhujt e u rroposen, Augurt u zhduken, tempujt edhe u rrxuen: Dodona,
Delfi, fallet edhe u sosen Krejt u harruen. 7 T’ randat veriga
u kputen t’robënís, Tirajt fashiten, doket edhe u dliren; Habitun fiset t’tâna
t’rrokullís, Kah Kryqi u priren. 8 E n’rreze t’Kryqit, m’t’
cillen vetë Dashtnija N’mjet tokës e qiellit pezull ndęj per né, Ata me njohtun
xűn se ç’âsht vllaznija Permbi ketë dhé. 9 Shűjten e dhunshme
shkrehi Kanibali, Robin bujari e thirri vllá n’sy t’Lumit, E, zęmerdhimbshem,
me dorë dhânse ndali Lott e t’mjeruemit. 10 S’i dau mâ popujt
gjuha, e tregu, a fisi, As s’i dán lume, as male te madhnueshme, Por u njisuen
per Kryq, si degë t’njaj lisi, Me Fé t’hyjnueshme. 11 Nen
ligjë t’dashtnís filloi me gzue atë herë niri Njatë kohë lirijet prej kahmot t’premtueme, T’cillen
me e dhânun sheklli nuk ka hiri Veç Krygjes s’lume. 12 T’falem,
o Krygjë, shpresa e rruzullimit, Qi kohen arit, prej Profetësh permendun E kndue
nder kanga, vetem ti njerzimit Nise m’i a endun. 13 T’ vertetë
lirín, po, nierit ti i a prűne, Popuj e fise me dashtní vllaznove, T’padijes
terrin n’shekull ti perzűne: Dhén qytetnove. 14 E ků janë
rritë veç hijes s’ate burrat, Qi do t’permenden per sá t’rrjedhe jeta, Të cillt
kerkuen e gjeten t’dijes gurrat T’kjarta e t’verteta? 15 N’per
rreze t’ua Toma, po, e Augustini Fleten e mendes rrahen nalt kah qiella, E punët,
qi njeh n’Parrěz veç Kerubini, Na i zbluene t’kthiella. 16 Mjeshtrit
i a mbajte doren nder punë t’mbara, E bukurí Ti para sysh na qite, Popull a
fis qi kurr n’ketë jetë perpara Njohtun si ki’te. 17 Ti t’shkretë
mundqarit i a bekove punen, E lot mbi dhé nuk lae me rá pa hiri; Travajët e
thyeshme pse shęjtnove e dhunen, Qi pson i miri. 18 Po, sod
këndon robnesha nder travajë, Kahdo qi âsht shtrî mbretnija e jote e lume, Ke
e din ajo se edhe per fmij të sajë E ka ‘i jetë t’gzume. 19 O
Krygjë, o gurrë, kah rrjedhë per né gjith mshrira. Deh! Shtrij krahët t’ú kahdo
rreh dielli e hâna, E fise e popuj, sa permbledhë hapsira, Pershîj të tâna. 20
Pse veç atje, kű kapë mbretnija e jote, Lirín e pagjen gzon n’ket jetë
njerzimi, Sundon dashtnija, shpresa s’âsht e kote: Gjindet shelbimi.
Atë
Gjergj Fishta, “Ngadhnija e Kryqit”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot.
“Atë Gjergj Fishta”, 1941, fq 11-1