2013-03-28 11:26:47

Triditshi i Pashkëve në Kishën e Shën Athanasit, në Romë.


Gjatë gjithë Javës së Madhe, në Kishën e Shën Athanasit në Romë, arbëreshë e shqiptarë mblidhen për të kremtuar ditët më në shenj të Vitit liturgjik. Kremtimet filluan që të Dielën e Larit, për të vijuar të Hënën e Madhe, me Liturgjinë Hyjnore të Lajmërimit të Zojës; të Martën e Madhe, me liturgjinë e të Parashenjtëruarve dhe sot, e Mërkura e Madhe, me Orthros të Shën Benediktit.
Të Enjten e Madhe fillon Triditëshi i Pashkëve.
Të Enjten e Madhe, 28. 03. 2013, në orën 10.30, do të kremtohet Esperinós dhe Liturgjia e Shën Bazilit; pasdite, në orën 18.00, Kremtimi i Mundimeve të Zotit (me leximin e 12 Ungjijve)
Të Premten e Madhe, 29. 03. 2013, në orën 10.00, Ora e Nëntë, Esperinós dhe Ulja nga Kryqi,
në orën 18.00, Epitaphios thrinios, Enkomia e procesioni, të gjitha sjellje të mirënjohura të liturgjisë katolike lindore të së Premtes së Madhe.
Të Shtunën e Madhe, 30. 03. 2013, në orën 10.00, Liturgjia e Shën Bazilit;në orën 23.00. Nata e pagjumë e Pashkëve me liturgjinë e Shën Gjon Krizostomit.
Të Dielën e Pashkëve, 31. 03. 2013, në orën 10.30, Liturgjia e Shën Gjon Krizostomit
në orën 19.00, Esperinós dhe shpallja e Ungjillit në shumë gjuhë.







All the contents on this site are copyrighted ©.