2013-03-27 13:51:43

Thirrje e Papës për Afrikën Qendrore: t’i jepet menjëherë fund dhunës e plaçkitjeve.


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për Afrikën Qendrore:
“E ndjek me vëmendje situatën në Republikën Qendroafrikane e lutem për të gjithë ata që vuajnë, posaçërisht për të afërmit e të vdekurve, të të plagosurve e për njerëzit që humbën shtëpitë, duke u detyruar të ikin larg vatrave. Bëj thirrje t’i jepet menjëherë fund dhunës e plaçkitjeve e të gjindet sa më shpejt rrugëdalja politike nga kriza, që t’i rikthejë paqen e harmoninë këtij vendi të dashur, tepër të munduar nga konfliktet e përçarjet”.








All the contents on this site are copyrighted ©.