2013-03-25 10:04:24

E DIELA E LARIT MBRËMËSORJA


E diela e Larit – JAVA MADHE
E DIELA E LARIT MBRËMËSORJA I
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.
Himni
Po na prijnë flamujt e mbretit,
shkëlqen misteri i kryqit,
ku vetë krijuesi i trupit
me trup është varë në atë kryq.
Ku, mbi të i plagosur
me majë mizore t’heshtës,
për të larë ne nga mëkati,
derdhi një rrëké të gjakut.
Dru e hijshme dhe e shkëlqyer,
stolisë me purpur mbreti,
nga trung fisnik e zgjedhur
sa gjymtyrë shenjte prekin.
E lume, krahë të cilës
rri varë vlera e gjithë botës,
që u bë ballancë e trupit,
e i hoqi plaçkën ferrit.
Altar e fli, po ju falem,
për lavdinë e mundimeve,
ku jeta i dha fund vdekjes,
e me vdekje ktheu prapë jetën.
Të falem Kryq shpresë e vetme,
në këtë kohë të mundimeve
shtoju hirin të drejtëve,
fajtorëve shlyeju krimet.
Ty gurrë shpëtimi, o Trini,
çdo shpirt të lavdëroftë ty;
ata që me Kryq shpëtove
ruaji përherë për vete. Amen.

Ant. 1 Shumë kohë isha me ju:
mësoja në tempull e nuk më kapët;
tani më torturoni dhe më çoni në kryq.

Psalmi 119 /118/ XIV (105-112)
Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit
Ky është urdhri im: duajeni njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju (Gjn 15, 12).
Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, *
dritë për udhët e mia.
U përbetova dhe do ta mbaj fjalën: *
do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.
Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot, *
ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime *
dhe m’i mëso gjyqet e tua.
Jeta ime është gjithmonë në rrezik, *
por nuk e harroj Ligjin tënd.
Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje, *
por nuk iu shmanga porosive të tua.
Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm, *
janë kënaqësia e shpirtit tim.
E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua *
përherë e deri në fund.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Shumë kohë isha me ju:
mësoja në tempull e nuk më kapët;
tani më torturoni dhe më çoni në kryq.

Ant. 2 Zoti Hyj është ndihma ime:
nuk do të skuqem para armiqve të mi.

Psalmi 16 /15/ (1-11) Zoti pjesa e trashëgimit tim
Hyji e ngjalli Jezusin, duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes (Vap 2, 24).
Më ruaj, o Hyj, *
sepse të kam rënë ndore!
I thashë Zotit: »Ti je Zoti im, *
tjetër të mirë nuk kam veç teje!«
Për shenjtërit që janë përmbi tokë, njerëz bujarë, *
po përvëlohem krejtësisht prej dëshirës!
I shumojnë të zezat e veta *
ata që shkojnë pas zotave të huaj.
Unë nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash, *
buzët e mia nuk do t’ua përmendin emrat.
Zoti është pjesa e trashëgimit tim dhe gota, *
në dorën tënde është fati im!
Shorti më ra në më të mirën tokë: *
pjesa e trashëgimit tim tesve më pëlqen!
E bekoj Zotin që më dha kuptim, *
edhe natën veshkat e mia më mësojnë.
Zotin e kam gjithmonë para sysh, *
më rri në të djathtë, nuk kam sesi të rrëzohem!
Prandaj galdon zemra ime, gëzon shpirti im, *
mbarë trupi im pushon në qetësi.
S’do të ma lësh shpirtin në Nëntokë, *
as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet në dhé.
Ti do të ma tregosh udhën e jetës, †
gëzimin e plotë para fytyrës sate, *
kënaqjen e amshueshme në të djathtën tënde.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 2 Zoti Hyj është ndihma ime:
nuk do të skuqem para armiqve të mi.

Ant. 3 Jezusi, Zot, u poshtërua
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
në vdekje në kryq.

Kënga Fil 2, 6-11 Krishti, shërbëtor i Hyjit
Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *
barazinë e vet me Të
nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
por ia mohoi vetvetes *
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe, për kah pamja e jashtme, *
dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,*
mu deri në vdekje në kryq.
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *
dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër
që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *
i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *
‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Jezusi, Zot, u poshtërua
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,
në vdekje në kryq.

Leximi i shkurtër 1 Pjt 1, 18-21
Ta dini mirë: nuk keni qenë shpërblyer nga mënyra e zbrazët e jetës suaj të
trashëguar nga etërit me ndonjë send të shkatërrueshëm - argjend apo ar, por me
gjak të paçmueshëm të Krishtit Qengjit të patëmetë e të panjollë. Ai njëmend
ishte i caktuar që para krijimit të rruzullit, por u dëftua në këto kohët e fundit
për arsye tuaj. Në saje të tij ju besoni në Hyjin që e ngjalli nga të vdekurit dhe i
dha lavdi, kështu që feja juaj dhe shpresa të jenë në Hyjin.

Përgjigjja e shkurtër
C Ne të adhurojmë * e të bekojmë, o Krisht.
Ne të adhurojmë e të bekojmë, o Krisht.
D Me kryqin tënd shëlbove botën:
e të bekojmë, o Krisht.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Ne të adhurojmë e të bekojmë, o Krisht.

Kënga ungjillore (Magnificat)
Ant. Të falemi, o Mbreti ynë, biri i Davidit,
shëlbuesi i botës i paralajmëruar prej profetëve.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
- i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
- si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Të falemi, o Mbreti ynë, biri i Davidit,
shëlbuesi i botës
i paralajmëruar prej profetëve.

Lutjet e besimtarëve
Krishti para se të vuante, duke e parë Jerusalemin, qau mbi të sepse nuk e njohu
kohën kur do të vizitohej. Atij t'i përkulemi, të pendohemi për mëkatet tona
dhe t’i lutemi:
Ki mëshirë, o Zot, për popullin tënd.
Sikur klloçka kur i bashkon zogjtë e vet nën krahë, ashtu edhe ti deshe që ti
bashkosh bijtë e Jerusalemit
— mësoji të gjithë njerëzit që ta njohin kohën e ardhjes sate.
Mos i braktis besimtarët e tu të cilët e lanë rrugën tënde
— na rikthe, Hyji ynë dhe ne do të kthehemi te ti.
Me mundimet e tua ia dhe botës mëshirën
— bëj që gjithmonë të jetojmë prej Shpirtit tënd të cilin e derdhe mbi ne me
pagëzim.
Me vuajtjet e tua bëj që besimtarët e tu të agjërojnë
— që më të përgatitur të shkojnë në takim të Ringjalljes sate.
Ti mbretëron në lavdinë e Atit
— le të bjerë në mend për të gjithë ata që vdiqën sot.

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë
vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët
tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit
shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në
kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të
ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
PASMBRËMËSORJA
PAS LUTJES SË MBRËMJËS TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE

V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)

Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin
e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një
nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose

PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se
kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira
e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap
fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.

Himni: njëri prej këtyre që vijojnë, sipas dëshirës:
HIMNI
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
Ty ëndrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.

Ose:

O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta orët.
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.
Ant. 1
Ki mëshirë për mua, o Zot:
dëgjoje lutjen time.
Ose:
Në ty shpresoj, o Zot,
dhe më zë gjumi në paqe.

Psalmi 4 (2-9) Uratë falënderimi
Hyji tha: “Prej errësirës le të shndrisë drita!”, ai ndriti në zemrat tona, që të
shkëlqejë njohuria e lavdisë së Hyjit në fytyrën e Krishtit (2Kor 4, 6).
Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo,
o Hyj, drejtësia ime! †
Ti që më shpëtove në vështirësi: *
ki mëshirë për mua e ma dëgjo uratën!
Deri kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë? *
Përse e doni kotësinë e ndiqni rrenën?
Dijeni: Zoti bën mrekulli për shenjtin e vet, *
Zoti më dëgjon kur unë e thërras në ndihmë.
Zemërohuni e mos mëkatoni, †
përsiatni në zemrat tuaja, *
në shtrojat tuaja e qetësohuni.
Flijoni fli drejtësie *
e shpresën kijeni në Zotin!
Shumë thonë:
»Kush do të na bëjë ta shohim fatbardhësinë?« *
Le të ndritë mbi ne, o Zot, drita e fytyrës sate!
Ti ndikove në zemrën time më shumë gëzim *
sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë me shumicë!
Posa bie në shtrojë
gjumi menjëherë më merr në qetësi, *
sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1
Ki mëshirë për mua, o Zot:
dëgjoje lutjen time.
Ose:
Në ty shpresoj, o Zot,
dhe më zë gjumi në paqe.

Ant. 2
Bekojeni Zotin, gjatë natës.

Psalmi 134 /133/ (1-3) Lutje nate në tempull
Lavdërojeni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij! (Zb 19, 5).
Tani bekojeni Zotin †
të gjithë ju, shërbëtorët e Zotit, *
që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit.
Ngritin duart tuaja drejt Shenjtërores *
e bekojeni Zotin!
Prej Sionit të bekoftë Zoti *
që krijoi qiellin e tokën!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. 2
Bekojeni Zotin, gjatë natës.

Leximi i shkurtër Lp 6, 4-7
Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! Duaje Zotin, Hyjin tënd me
gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde! Këto
urdhërime që po t’i jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! Ua përsërit
fëmijëve të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar, kur të
biesh në shtrojë e kur të ngrihesh nga shtroja.

Përgjigjja e shkurtër
C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Të dielave dhe gjatë tetëditëshit të Pashkëve:
Lutja
O Hyj, i gjithëpushtetshëm, kujdesu për ne këtë natë: dora jote le të na zgjojë në
ditën e re që të mund ta kremtojmë me gëzim ngjalljen e Birit tënd.
Ai që është Zot

Në të kremte:
Lutja
Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë
engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne.
Nëpër Zotin
Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.

Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi! Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.

Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.

FTESA
D O Zot, hapi buzët e mia.
C Dhe goja ime do të kumtojë lavdet e tua.
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. Ejani ta adhurojmë Krishtin Zot:
për ne vuajti tundimin dhe vdekjen.
Ejani t'i këndojmë Zotit, *
t'i brohorasim Hyjit, Shëlbuesit tonë.
T'i dalim para me falënderje, *
t'i këndojmë këngë hareje! (Ant.)
Sepse Hyj i madhërishëm është Zoti, *
Mbret i madhërueshëm mbi të gjithë zotat!
Sepse në dorën e tij janë thellësitë e tokës, *
të tijat janë edhe majat e maleve,
i tiji është deti - ai e krijoi, *
duart e tija e formuan tokën. (Ant.)
Ejani ta adhurojmë, të biem përmbys para tij, *
të biem në gjunjë para Zotit që na krijoi!
Sepse ai është Hyji ynë,
ne jemi populli i kullosës së tij, *
grigja që ai ruan. (Ant.)
Oh sikur ta ndienit sot zërin e tij: *
“Mos e bëni zemrën tuaj gur porsi në Meribë,
porsi në ditë të Masës në shkretëtirë, †
kur etërit tuaj më vunë në sprovë: *
më provuan megjithëse i kishin parë veprat e mia. (Ant.)
Dyzet vjet më mërziti ajo brezni †
e thashë: 'Popull zemërluhatshëm është ky, *
që s'i njeh udhët e mia.'
Prandaj u përbetova në hidhërimin tim: *
'Askurrë s'do të hyjnë në prehjen time!'” (Ant.)
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (Ant.)

SHËRBESA E LEXIMEVE
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
Këndo, o gjuhë, betejën
e luftës së lavdishme,
e mbi trofé të kryqit
ngadhënjimin fisnik thuaje,
se si Shëlbuesi i botës
i bërë fli duel fitues.
Nga gënjimi i prindit t’ parë
që u bë krijuesi i vuajtjeve,
tue ngrënë mollën e mëkatit
që u bë shkaktarja e vdekjes,
ai atbotë zgjodhi drurin
për të zgjidhë dëmet e drurit.
Këtë punë të shpëtimit tonë
me ngulm vendosi urdhëri,
me art t’ia thyente artin
shkatërruesit të shumë trajtave,
nga andej t’i sillte shërimin
ku armiku e kish dëmtuar.
Kur erdhi pra përmbushja
e afatit të shënuar,
u çua nga kshtjella e Atit
i Biri, krijuesi i botës,
dhe nga barku virgjëror
doli në dritë bërë njeri.
Kaloi gjashtë pesëvjeçarë
mbushur si moshë e trupit,
me hir iu shtrua mundimeve,
pse për këto ishte lindur,
si Qengj në dru të kryqit
u ngjit për t’u flijuar.
Baras Atit edhe Birit,
Ngushëlluesit lavdiplotë,
përjetë i qoftë lavdia
Trinisë Shenjte e të lume,
që me hirin jetëdhënës
na shpëtoi dhe na ruan. Amen.

Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 O Zot, Hyji im,
porsi me petk je i mbështjellë me dritë
je i veshur me madhëri , aleluja.

Psalmi 104 /103/ Himn Hyjit Krijues
Nëse ndokush është në Krishtin, është krijesë e re: e vjetra u zhduk, dhe, ja, u bë e
reja (2Kor 5, 17).
I (1-12)
Bekoje, shpirti im, Zotin! *
O Zot, Hyji im, sa i madh je!
I veshur me madhëri e me bukuri, *
i mbështjellë me dritë porsi me petk!
E ngreh qiellin porsi tendë, *
mbi ujëra ndërton banesat e tua.
Retë i bëre karrocë për vete, *
ecën mbi krahët e erës!
Erërat i bën lajmëtarë të tu, *
zjarrin zharitës shërbëtorë të tu.
Tokën e vendose mbi qëndrueshmërinë e saj, *
nuk do të lëkundet në shekuj të shekujve.
E mbulove si me petk me ujërat e humnerave, *
majat e maleve i mbulonin ujërat:
Ti u kërcënohesh e ato tërhiqen, *
dridhen nga zëri i bubullimës sate:
ngjiten në male, zbresin në lugina *
drejt vendit që ti u cakton:
u ke vënë cakun që s’guxojnë ta kalojnë, *
që përsëri të mos e mbulojnë tokën.
Burimet ti i kthen në përrenj, *
rrjedhin përmidis malesh;
ato ngijnë ujë të gjitha kafshët e pyllit, *
ua shuajnë etjen gomarëve të egër.
Përskaj tyre banojnë zogjtë e ajrit, *
gem më gem ia thonë këngës së vet.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 O Zot, Hyji im,
porsi me petk je i mbështjellë me dritë
je i veshur me madhëri , aleluja.
Ant. 2 Ti bën të mbijë buka prej tokës
dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja.

II (13-23)
Ti i ujit malet nga pallatet e tua, *
toka ngihet me frytet e duarve të tua.
Ti bën të mbijë bar për kafshë, †
bimë të tjera të nevojshme për njeriun, *
për të nxjerrë prej tokës bukën
e verën që gëzon zemrën e njeriut, †
që me vaj ta lyejë fytyrën *
e që buka t’ia kërthndezë njeriut zemrën.
Ngihen me ushqim lëndët e Zotit, *
cedrat e Libanit që ai vetë i mbolli.
Në ta trumcakët i ndërtojnë çerdhet, *
lejlekët banesën e bëjnë në majat e tyre.
Malet e larta strehim u japin shutave, *
e shpellat vjedullave banesën.
Për të shënuar stinët ka krijuar Hënën *
edhe Diellin që e njeh përëndimin e vet.
Shtrin errësirën e bëhet natë: *
nëpër të enden egërsirat e pyllit. –
Këlyshët e luanit ulërojnë pas presë *
e Hyjit i kërkojnë ushqim për vete.
Kur lind dielli ata tërhiqen *
e struken në strofujt e vet.
Atëherë del njeriu për të vepruar *
për t’i kryer punët deri në mbrëmje.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 2 Ti bën të mbijë buka prej tokës
dhe vera që gëzon zemrën e njeriut, aleluja.
Ant. 3 Zoti i shikoi krijesat e veta:
dhe gjithçka ishte e mirë, aleluja.

III (24-35)
Sa të shumta janë, o Zot, veprat e tua! †
Të gjitha i ke bërë me urti të madhe: *
plot është toka me krijesat e tua.
Ja, këtu deti i madh, i hapët e i gjerë, †
atje zvarranikë saqë numri s’u dihet, *
kafshë të vogla të përziera me të mëdha!
Nëpër të kalojnë anijet, *
Leviatani që ti e krijove për të luajtur me të!
Të gjitha këto presin me shpresë *
që t’u japësh ushqim në kohën e duhur.
Po u dhe ti ato mbledhin, *
kur ti e hap dorën tënde, mbushen me një mijë të mira.
Po e fshehe ti fytyrën, ato trazohen, †
po ua more frymën, ato ngordhin *
dhe kthehen në pluhur përsëri.
Po e dërgove frymën tënde, përsëri përtërihen *
dhe e rinon fytyrën e dheut.
E amshueshme qoftë lavdia e Zotit, *
u gëzoftë Zoti në veprat e veta!
E shikon tokën dhe e bën të dridhet, *
i prek malet e i bën të tymojnë.
Do t’i këndoj Zotit në jetën time, *
do ta lavdëroj Hyjin derisa të jem gjallë.
I pëlqeftë Zotit kënga ime, *
kënaqjen time e kam vënë në Zotin!
U zhdukshin mëkatarët nga faqja e dheut †
e keqbërës askurrë më mos pastë mbi tokë! *
Bekoje, shpirti im, Zotin!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Zoti i shikoi krijesat e veta:
dhe gjithçka ishte e mirë, aleluja.

D Kur të ngritem nga toka,
C do t’i tërheq te vetja të gjitha krijesat.

Leximi i parë
Prej letrës së drejtuar Hebrenjve 10, 1-18
Vëllezër, meqenëse Ligji ka vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo
realitetin e vet sendeve, s'mundet kurrë, që me fli të cilat - vit për vit, gjithmonë
të njëjtat - vazhdimisht kushtohen, t'i përsosin ata që i afrohen Hyjit. Vallë, a
nuk do të kishin pushuar të kushtohen, shi pse, ata që i ushtrojnë veprat e kultit,
të pastruar njëherë, nuk do të kishin më kurrfarë ndjenje se gjenden në mëkat?
Por me anë të tyre përkujtohen mëkatet vit për vit. Sepse është e pamundshme
që gjaku i mëzetërve dhe i cjepve t'i shlyejë mëkatet.
Për këtë arsye Krishti duke hyrë në botë, thotë:
»Fli e kusht ti nuk deshe, por ma bëre gati trupin; holokaustet dhe flitë për
mëkate nuk të pëlqyen.
Atëherë thashë: 'Ja, po vij!' sepse për mua shkruan në rrotullin e librit: 'Për
ta kryer, o Hyj, vullnetin tënd!«
Pasi tha më lart: »Flitë e kushtet, holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të
pëlqyen dhe nuk i deshe«
- e pra, flitet për fli të urdhëruara prej Ligjit - thotë pastaj:
»Ja, po vij për të kryer vullnetin tënd!«
kështu shfuqizon kultin e parë për të vendosur të dytin.
Në fuqi të këtij vullneti kemi qenë shenjtëruar me anë të flijimit të trupit të
Jezu Krishtit njëherë e përgjithmonë.
Dhe, ndërsa çdo prift tjetër qëndron gati për çdo ditë për të kryer shërbesën e
kultit dhe shpesh kushton po të njëjtat fli - të cilat assesi s'mund t'i shlyejnë
mëkatet - Krishti, përkundrazi, duke pas kushtuar për mëkate vetëm një fli të
vetme rri përgjithmonë në të djathtën e Hyjit, dhe qysh atëherë pret vetëm që
armiqtë e tij të vihen shtrojë e këmbëve të tija. Dhe, vërtet, me një kusht të
vetëm i përsosi për amshim të shenjtëruarit.
Këtë gjë na e dëshmon edhe Shpirti Shenjt. Dhe njëmend, pasi tha:
»Kjo është Besëlidhja me të cilën do të lidhem me ta mbas këtyre ditëve -
thotë Zoti - ligjet e mia do t'i thadroj në zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj në
shpirtin e tyre,
nuk do t'i sjell në mend mëkatet e tyre as paudhësitë e tyre.«
Tashti, atje ku u falën mëkatet, nuk ka më kushte për to!

Përgjigjja Krh. Heb 10, 5. 6. 7. 4 (Ps 40 /39/, 7-8
C Fli e kusht ti nuk deshe, por ma bëre gati trupin; holokaustet dhe flitë për
mëkate nuk të pëlqyen. Atëherë thash: * Ja po vij, o Hyj, për ta kryer vullnetin
tënd.
D Është e pamundshme që gjaku i mëzetërve dhe i cjepve t’i shlyejë mëkatet.
Për këtë arsye Krishti duke hyrë në botë, thotë:
C Ja po vij, o Hyj, për ta kryer vullnetin tënd.

Leximi i dytë
Nga “Ligjëratat” e shën Andreut nga Kreta, ipeshkëv
(Ligj. 9 mbi larin; PG 97, 990-994)

BEKUAR QOFTË AI QË VJEN NË EMËR TË ZOTIT: MBRETI I IZRAELIT
Ejani, të ngjitemi së bashku në malin e Ullinjve, të dalim para Krishtit, i cili
sot kthehet nga Betania dhe i afrohet vullnetarisht mundimit të vet të nderuar e
të lum, për ta përmbushur misterin e shëlbimit tonë.
Ai vjen me vullnet të lirë në Jerusalem. Zbriti nga qielli që të ngjitemi bashkë
me të atje lart, “mbi çdo Principatë, Pushtet, Fuqi, zotërim dhe mbi çdo emër që
mund të përmendet” (Ef 1, 21). Erdhi jo për të fituar lavdi, jo në shkëlqim dhe
në madhështi, “nuk do të kërcënohet - thotë - as nuk do të bërtasë; askush s’do
ta dëgjojë zërin e tij në sheshe” (Mt 12, 19). Do t’jetë i butë e i përvujtë, e do të
vijë me petk të thjeshtë e në varfëri.
Të vrapojmë edhe ne së bashku me atë që nxiton drejt mundimit, e t’i
imitojmë ata që i dolën përpara. Veçse jo për t’i shtrirë para tij, gjatë udhës së
tij, gema ulliri ose lari, qilima dhe gjëra të tjera të këtij lloji, por për ta shtrirë
veten tonë te këmbët e tija në nderim të përvujtë dhe në adhurim të thellë. Ta
mirëpresim kështu Fjalën e Hyjit që po afrohet e ta pranojmë brenda nesh atë
Hyj që asnjë vend s’mund ta nxërë. Ai, që është vetë butësia, gëzohet të vijë tek ne i butë. Pothuajse ngjitet mbi muzgun e krenarisë sonë, ose më mirë, hyn në hijen e ultësisë sonë të pakufi, bëhet njeri i ynë, bëhet njëri prej nesh për të na ngritur e për të na kthyer tek vetja.
Ai u ngjit “kah lindja mbi qiejt e qiejve” (krh. Ps 68 /67/, 34), d.m.th. në
pikën më të lartë të lavdisë dhe të fitores së Tij, si fillim dhe pararendës i
gjendjes sonë të ardhshme. Megjithëse nuk e braktis njerëzimin sepse e do, dhe dëshiron ta ngritë me vete natyrën njerëzore, duke e lartësuar nga ultësitë e tokës kah lumturia. Ta shtrojmë, pra, me përvujtëri para Krishtit, veten tonë, në vend të petkave ose të gemave të pafrymë dhe të degëve të gjelbra, të cilat i gëzojnë sytë vetëm për pak orë, dhe prapë kanë për ta humbur, bashkë me limfën, edhe gjelbërsinë e vet. Ta shtrojmë veten tonë të veshur me hirin e tij, me vetë atë, mbasi të gjithë sa jemi pagëzuar në Krishtin, me Krishtin jemi veshur (krh. Gal 3, 27), dhe le të përulemi te këmbët e tija porsi tunika të
shtruara.
Për shkak të mëkatit, përpara ishim të kuq porsi purpuri, pastaj, për virtyt të
larjes pagëzimore të shëlbimit, e kemi arritur bardhësinë e leshit, që të mund t’i dhurojmë ngadhënjyesit të vdekjes jo veç gema palmash, por trofe fitoreje.
Duke tundur gema shpirtërorë, edhe ne për çdo ditë, bashkë me djelmosha,
shenjtërisht brohorasim: “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, Mbreti i
Izraelit”.

Përgjigjja Krh. Gjn 12, 12-13; Mt 21, 8. 9
C Një shumicë e madhe njerëzish i dolën para Jezusit. I shtruan petkat e veta
gjatë rrugës, ndërsa të tjerët tundnin gema dhe brohorisnin: * Hosana Birit të
Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!
D Populli që shkonte para e pas tij e brohoriste:
C Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit
shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të
ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.

LAVDET E MËNGJESIT
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Kjo hyrje nuk përdoret kur Shërbesa e lutjes fillon me Ftesë.
Himni
Ja kallami, tëmthi e uthulla,
dhe pështyma, gozhda e heshta;
trupi i butë anëpëranë shpohet,
posi dallga gufon gjaku;
toka, deti, yje e bota,
ja po lahen në atë lumë.
Kryq besnik, në mes të gjithëve
je i vetmi dru fisnik!
Asnjë pyll si atë nuk qiti,
as si mugull, degë as lule,
Dru i ëmbël, me gozhdë t’ ëmbël,
duke mbajtë atë peshë të ëmbël.
Perkul degët, dru i lartë,
shtrij e hap pjesët e brendshme,
dhe të zbutet fortësia,
që në fillim i dha lindja
që gjymtyrët e mbretit t’ eper
le t’i shtrijsh me trung të butë.
Vetëm ti ke qenë i denjë
për të marrë çmimin e shekullit,
dhe t’i përgatitësh skelën
lundertar për botë të mbytur,
që e leu gjaku i shenjtëruar
derdhur nga trupi i Qengjit.
Baras Atit edhe Birit
dhe Ngushëlluesit lavdiplotë,
e përjetshme i qoftë lavdia
Trinisë Shenjte e të lume,
që me hirin jetëdhënës
na shpëtoi edhe na ruan. Amen.

Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.
Ant. 1 Një mori e madhe e popullit,
që kishin ardhur për festë, brohorisnin:
Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!
Hosana në qiejt më të larta!

Psalmi 118 /117/ (1-29) Këngë gëzimi dhe fitoreje
Jezusi është 'guri që ndërtuesit e qitën jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit'
(Vap 4, 11).
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tashti Izraeli, se Ai është i mirë, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thotë tani shtëpia e Aronit, *
e amshuar është dashuria e tij!
Le të thonë tani ata që e druajnë Zotin, *
e amshuar është dashuria e tij!
Në vështirësi e thirra në ndihmë Zotin, *
Zoti më dëgjoi edhe më shpëtoi.
Zoti është me mua, *
s’druaj se ka ç’më bën njeriu.
Me mua është Zoti, ndihmëtari im, *
për asgjë i bëj armiqtë e mi.
Më mirë është të strehohesh te Zoti *
se të kesh besim në njerëz.
Më mirë është të strehohesh te Zoti, *
se të kesh besim në princa.
Më rrethuan të gjithë paganët, *
i shfarosa me fuqi të Emrit të Zotit.
Rreth e përqark më rrethuan, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më rrethuan porsi bletët, †
porsi zjarr që merr flakë ndër ferra, *
por i shfarosa në fuqi të Emrit të Zotit.
Më shtytën, më dhanë shtytje për të më rrëzuar, *
Por Zoti qe ndihma ime.
Fuqia ime e lavdia ime është Zoti, *
ai është shpëtimtari im.
Ja, britma gëzimi e ngadhënjimi, *
në tendat e të drejtëve:
»E djathta e Zotit u madhërua! †
E djathta e Zotit më lartësoi! *
E djathta e Zotit u madhërua!«
S’do të vdes, të jetoj dua, *
do t’i kumtoj veprat e Zotit!
Me ndëshkim të rëndë Zoti më ndëshkoi, *
por nuk më lëshoi në duar të vdekjes.
M’i hapni dyert e drejtësisë, *
dua të hyj e t’i thur lavde Zotit.
Ja, këtu është dera e Zotit; *
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
Do të të falënderoj, sepse më ke vështruar, *
dhe u bëre Shpëtimtari im.
Guri, që e qitën jashtë përdorimit ndërtuesit, *
erdhi e u bë guri i këndit;
Zoti e bëri këtë gjë: *
sa mrekulli për sytë tanë!
Kjo është dita që na e dhuroi Zoti: *
të galdojmë e të gëzojmë në të!
Ma jep, o Zot, shpëtimin tënd, *
deh, o Zot, jep të mbarën!
Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! *
Po ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
Hyji është Zot, ai na ndriçoi: †
rendituni të gëzuar në reshtin kremtor *
me rrema në dorë deri në ballë të lterit!
Ti je Hyji im, ty të falënderoj, *
Ti je Hyji im, unë të madhëroj!
Lavdërojeni Zotin, sepse është i mirë, *
sepse e amshuar është dashuria e tij!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Një mori e madhe e popullit,
që kishin ardhur për festë, brohorisnin:
Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit!
Hosana në qiejt më të larta!
Ant. 2 Së bashku me engjëj e me fëmijë
të gërthasim fenë tonë;
t’i brohorasim Krishtit që e mund vdekjen:
Hosana në qiejt më të lartët!
Kënga Dan 3, 52-57 Çdo krijesë le ta lavdërojë Zotin
Krijuesi... është i bekuar në amshim (Rom 1, 25).
I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, *
i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar je në fronin e mbretërisë sate, *
tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar je, ti që shqyrton humnerat
e që rri mbi kerubinë, *
i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!
I bekuar je në kupën qiellore, *
i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, *
lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 2 Së bashku me engjëj e me fëmijë
të gërthasim fenë tonë;
t’i brohorasim Krishtit që e mund vdekjen:
Hosana në qiejt më të lartët!
Ant. 3 Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit:
paqe dhe lavdi në qiejt më të lartët.

Psalmi 150 (1-5) Çdo krijesë le t’i japë lavdi Zotit
Hyjit i qoftë Lavdia në Kishë e në Jezu Krishtin (Krh. Ef 3, 21).
Lavdërojeni Hyjin në Shenjtëroren e tij, *
madhërojeni në hapësirën e kupës qiellore!
Lavdërojeni për veprat e madhërueshme të tij, *
lavdërojeni për madhërinë e madhe të tijën!
Lavdërojeni me zë të borisë, *
lavdërojeni me harpë e me citarë,
lavdërojeni me tupan e valle, *
lavdërojeni me korda e me fyej!
Lavdërojeni me cimbale tingëlluese, †
lavdërojeni me cimbale brohorie! *
Gjithçka që merr frymë le ta lavdërojë Zotin!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen
Ant. 3 Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit:
paqe dhe lavdi në qiejt më të lartët.

Leximi i shkurtër Zak 9, 9
Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo, Bija e Jerusalemit! Ja, mbreti yt,
po vjen te ti: është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvujtë e në shpinë të gomarit, në
shpinë të gaçit, zogut të gomarit!

Përgjigjja e shkurtër
C Me gjakun tënd, o Zot, * ti na shëlbove.
Me gjakun tënd, o Zot, ti na shëlbove. D Prej çdo populli dhe race, prej çdo gjuhe dhe kombi
ti na shëlbove.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Me gjakun tënd, o Zot, ti na shëlbove.

Kënga ungjillore (Benedictus)
Ant. Me gema palmash të shkëlqyeshme
të nderojmë Zotin që vjen;
t’i shkojmë në takim me himne e me këngë,
të gërthasim me gëzim: Qoftë bekuar Zoti!
Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, *
që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet!
Ai e ngriti Shpëtimtarin tonë *
në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,
sikurse premtoi kaherë *
me gojë të profetëve të tij të shenjtë:
se do të na shpëtojë prej armiqve tanë *
dhe prej dorës së të gjithë atyre që na urrejnë;
se do të bëjë mirësinë që ua premtoi etërve tanë *
e do t'i bjerë në mend Besëlidhja e tij e shenjtë
e betimi që bëri në të mirën e Abrahamit, atit tonë *
se do të na e bëjë të mundshme t'i shërbejmë pa frikë,
të çliruar nga duart e armikut *
në shenjtëri e drejtësi para tij
për çdo ditë të jetës sonë.
E ti, o djalosh, do të quhesh profet i të Tejetlartit, *
sepse do të shkosh përpara Zotit
për t'ia përgatitur udhët,
për ta vënë në dijeni popullin e tij *
se Hyji do ta shëlbojë duke ia falur mëkatet e tija,
në saje të zemrës së dashur të Hyjit tonë *
që do të na e dërgojë në pasi prej qiellit Diellin,
për të shndërritur ata që gjenden në errësirë
dhe në hijen e vdekjes, *
për t'i drejtuar hapat tanë në udhën e paqes.“
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Ant. Me gema palmash të shkëlqyeshme
të nderojmë Zotin që vjen;
t’i shkojmë në takim me himne e me këngë,
të gërthasim me gëzim: Qoftë bekuar Zoti!
Lutjet e besimtarëve
Kur Krishti hyri në Jerusalem shumica i brohorisnin si Mbretit dhe Mesisë. Atij t'i përkulemi dhe t'i brohorasim:
Bekuar qoftë ai që vjen në Emër të Zotit.
Hosana, Biri i Davidit dhe Mbret i të gjithë shekujve
— hosana ty fitues i lavdishëm i vdekjes dhe i ferrit.
Ti shkove në Jerusalem që të vuash dhe të hysh në lavdi
— sille Kishën tënde në Pashkët e amshuara.
Ti kryqin tënd e bëre dru të jetës
— frytet e tija ndaju të gjithë atyre të cilët u rilindën me pagëzim.
Shpëtimtari ynë, ti erdhe t'i shpëtosh mëkatarët
— denjohu që në mbretërinë tënde t'i marrësh të gjithë ata që besojnë,
shpresojnë dhe të duan ty.

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë
vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët
tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit
shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të
ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
Ora e mesme
E Tretë – e gjashtë – e nëntë
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

HIMNI
Pason himni i përshtatshëm.
Ora e mesme

Himni
Gëzimet e lumnisë së epër
galdoftë bota besnike,
Jezus, Shëlbuesi i të gjithëve,
shuan princin e vdekjes.
Rremba palmash e ullinjësh
duke mbajtur udhës turma,
"Lavdi birit të Davidit"
me zëra ushtojnë të qarta.
Prandaj ne princit të epër
t’i dalim të gjithë përpara;
tue hedhë valle lavdie,
të mbajmë palma stolie.
E garat tona të shpejta,
t’lartësojnë me dhunti të lume,
që në çdo kohë falenderje
sikur duhet t’i kushtojmë.
Hyjit Atë i qoftë lavdia
dhe Birit të tij të vetëm
bashkë me Shpirtin Ngushllimtar
për gjithë shekujt e përhershëm. Amen.

Ant. Para festës së Pashkëve,
Jezusi, pasi që e njihte orën e vet,
i deshi të vetët deri në fund.

Psalmi 23 /22/ (1-6) Bariu i mirë
Qengji do t'i kullosë dhe do t'i çojë në burimet e ujërave të jetës (Zb 7, 17).
Zoti është bariu im, *
asgjë nuk më mungon.
Më mballon kullotave të gjelbra,
më prin në ujëra të qeta, *
shpirtin ma përtërin.
Ai më prin shtigjeve të drejta *
në saje të dashurisë së Emrit të vet.
Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, †
s’trembem nga e keqja *
sepse ti je me mua:
thupra jote dhe kërraba *
për mua janë ngushëllim.
Ti ma shtron tryezën përpara *
ndër sy të armiqve të mi,
me vaj erëmirë kryet ma lyen, *
gotën ma mbush plot e përplot.
Hiri dhe mirësia do të më përcjellin *
në të gjitha ditët e jetës sime,
do të banoj në shtëpinë e Zotit *
derisa të jem gjallë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Para festës së Pashkëve,
Jezusi, pasi që e njihte orën e vet,
i deshi të vetët deri në fund.

Ant. Sikurse Ati më njeh mua,
ashtu edhe unë e njoh Atin;
dhe jap jetën për grigjën time.

Psalmi 76 /75/ Këngë ngadhënjimi pas fitores
Do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me
madhëri të madhe (Mt 24, 30).

I (2-7)
I njohur është Hyji në Jude, *
i madh është Emri i tij në Izrael.
Në Salem është tenda e tij, *
vendbanimi i tij në Sion.
Atje ai i theu shigjetat e harkut, *
shqytin, shpatën e luftën.
Shkëlqen, o i Madhërishëm, *
mbi malet e presë!
Qenë rrëmbyer të fortët, gjumi i kapi, *
asnjë trim s’diti t’i përdorë duart e veta
nga kërcënimi yt, Hyji i Jakobit, *
shtang mbetën qerre e kalë!
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Sikurse Ati më njeh mua,
ashtu edhe unë e njoh Atin;
dhe jap jetën për grigjën time.

Ant. Për mua të jetoj është Krishti, e të vdes fitim;
lavdia ime është kryqi i Zotit tim Jezu Krishtit.

II (8-13)
Ti je i tmerrshëm e kush mund të të bëjë ballë? *
Atëherë kur shfrenohet felgrimi yt!
Nga qielli e jep vendimin gjykatës; *
Toka u trand dhe heshti,
kur të ngrihet Hyji në gjyq *
për t’i shpëtuar të përvujtët e dheut.
Të goditurit nga felgrimi yt të lavdërojnë, *
të shpëtuarit nga felgrimi do të të bëjnë festë.
Bëni kushte dhe plotësojani Zotit, Hyjit tuaj, *
të gjithë ju përreth tij jepni dhurata të Tmerrshmit,
Atij që ua merr frymën princave, *
që është tmerr për mbretërit e tokës.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Për mua të jetoj është Krishti, e të vdes fitim;
lavdia ime është kryqi i Zotit tim Jezu Krishtit.

Ora e tretë
Leximi i shkurtër 2 Kor 4, 10-11
Gjithmonë i mbartim në trupin tonë grahmat e vdekjes së Jezusit, që edhe jeta
e Jezusit të shfaqet në trupin tonë. Sepse, gjithmonë të gjallë, jemi gati të
vdesim për dashurinë e Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin tonë të
vdekshëm.
D U dhurua në flijim, sepse vetë dëshiroi:
C dhe nuk e hapi gojën.

Ora e gjashtë
Leximi i shkurtër 1 Pjt 4, 13-14
Gëzohuni si pjesëtarë të mundimeve të Krishtit që edhe në Ditën e Zbulesës
së lavdisë së tij të mund të galdoni me hare. Të lumët ju në qoftë se ju fyejnë
për shkak të Emrit të Krishtit, sepse Shpirti i Lavdisë, i Hyjit, pushon në ju.
D Ai e mori mbi vete dobësinë tonë,
C u vesh me padrejtësinë tonë.

Ora e nëntë
Leximi i shkurtër 1 Pjt 5, 10-11
Hyji, burimi i çdo hiri, i cili ju grishi në lumturinë e vet të amshuar në Jezu
Krishtin, Ai, mbasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju përforcojë, do t’ju japë fuqi dhe do t’ju bëjë të patrandshëm. Ai sundoftë në shekuj të
shekujve. Amen!
D E nderojmë kryqin që u ngrit për ne:
C e adhurojmë shenjën e shëlbimit tonë.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit
shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të
ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.

MBRËMËSORJA II
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Himni
Dëgjo, o Krijues mirëdashës,
ne që me lot të lutemi,
ndër agjërime t’ shenjta
ke themeluar krezhmet.
Gjurmues hyjnor i zemrave,
ti i njeh dobësitë e forcave;
ata që kah ti kthehen
mbaji me hir të faljes.
Vërtet kemi bërë shumë mëkate,
por mëshiro t’ penduarit,
e me lavd të emrit tënd
të dobtëve jepu ilaçin.
Kështu trupin jashtë dërrmoje
nënshtrojau agjërimeve,
shkurt mendja e përkorë
t’i shmanget njollës s’ fajeve.
Ndihmo, Trini e lume,
lejo, Njëni e vetme,
për të tutë të jenë të frytshme
këto dhunti frenimi. Amen.

Ose një himn tjetër, apo një këngë e miratuar nga autoritetet kishtare.

Ant. 1 Krishti qe i rrahur dhe i poshtëruar:
Zoti e lartësoi në të djathtën e vet.

Psalmi 119 /118/ XIV (105-112)
Premtimi për mbajtjen e ligjit të Zotit
Ky është urdhri im: duani njëri-tjetrin sikurse unë ju desha ju (Gjn 15, 12).
Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, *
dritë për udhët e mia.
U përbetova dhe do ta mbaj fjalën: *
do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.
Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot, *
ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime *
dhe m’i mëso gjyqet e tua.
Jeta ime është gjithmonë në rrezik, *
por nuk e harroj Ligjin tënd.
Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje, *
por nuk iu shmanga porosive të tua.
Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm, *
janë kënaqësia e shpirtit tim.
E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua *
përherë e deri në fund.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1 Krishti qe i rrahur dhe i poshtëruar:
Zoti e lartësoi në të djathtën e vet.

Ant. 2 Të pastruar me gjakun e Krishtit,
t’i shërbejmë Hyjit të gjallë.

Psalmi 16 /15/ (1-11) Zoti pjesa e trashëgimit tim
Hyji e ngjalli Jezusin, duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes (Vap 2, 24).
Më ruaj, o Hyj, *
sepse të kam rënë ndore! –
I thashë Zotit: »Ti je Zoti im, *
tjetër të mirë nuk kam veç teje!«
Për shenjtërit që janë përmbi tokë, njerëz bujarë, *
po përvëlohem krejtësisht prej dëshirës!
I shumojnë të zezat e veta *
ata që shkojnë pas zotave të huaj.
Unë nuk do t’u flijoj fli njomjeje gjakrash, *
buzët e mia nuk do t’ua përmendin emrat.
Zoti është pjesa e trashëgimit tim dhe gota, *
në dorën tënde është fati im!
Shorti më ra në më të mirën tokë: *
pjesa e trashëgimit tim tesve më pëlqen!
E bekoj Zotin që më dha kuptim, *
edhe natën veshkat e mia më mësojnë.
Zotin e kam gjithmonë para sysh, *
më rri në të djathtë, nuk kam sesi të rrëzohem!
Prandaj galdon zemra ime, gëzon shpirti im, *
mbarë trupi im pushon në qetësi.
S’do të ma lësh shpirtin në Nëntokë, *
as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet në dhé.
Ti do të ma tregosh udhën e jetës, †
gëzimin e plotë para fytyrës sate, *
Kënaqësinë e amshueshme në të djathtën tënde.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 2 Të pastruar me gjakun e Krishtit,
t’i shërbejmë Hyjit të gjallë.

Ant. 3 Mbi drurin e kryqit
Krishti i barti fajet tona,
kështu që, të vdekur për mëkatin,
të jetojmë për drejtësinë.

Kur këndohet kjo këngë, atëherë Aleluja mund të përsëritet disa herë çdo dy apo
katër strofa.
Kënga Fil 2, 6-11 Krishti, shërbëtor i Hyjit
Krishti Jezus, edhe pse me natyrë Hyj, *
barazinë e vet me Të
nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të,
por ia mohoi vetvetes *
e mori natyrën e shërbëtorit
dhe u bë i ngjashëm me njerëz
dhe, për kah pamja e jashtme, *
dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten
duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje,*
mu deri në vdekje në kryq.
Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve *
dhe i dha Emrin që është mbi çdo emër
që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju *
i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
dhe çdo gjuhë të dëshmojë: *
‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 3 Mbi drurin e kryqit
Krishti i barti fajet tona,
kështu që, të vdekur për mëkatin,
të jetojmë për drejtësinë.

Leximi i shkurtër Vap 13, 26-30a
Vëllezër, neve na ka qenë drejtuar kjo fjalë shëlbimi. Sepse banorët e
Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe, duke e dënuar për
vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë. Edhe pse nuk
gjetën në të kurrfarë arsyeje për të qenë dënuar, kërkuan prej Pilatit që të vritej.
Pasi kryen gjithçka shkruan për të, e ulën nga kryqi dhe e shtinë në varr. Porse
Hyji e ngjalli prej të vdekurish.

Përgjigjja e shkurtër
C Ne të adhurojmë * e të bekojmë, o Krisht.
Ne të adhurojmë e të bekojmë, o Krisht.
D Me kryqin tënd e shëlbove botën:
e të bekojmë, o Krisht.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Ne të adhurojmë e të bekojmë, o Krisht.

Kënga ungjillore (Magnificat)
Ant. Shkrimi shenjt thotë:
Do t’i bie bariut e dhentë e tufës do të shpërndahen.
Shpirti im e madhëron Zotin, *
shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,
sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë: *
qe se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithpushtetshëm *
- i shenjtë është Emri i tij!
Mëshira e tij brezni më brezni *
për ata që e druajnë.
E tregoi fuqinë e krahut të vet: *
hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,
i rrëzoi princat prej froneve të tyre *
i lartësoi të përvujtët.
Me të mira i mbushi ata që s'kishin ç'të hanë
të pasurit i nisi duarthatë.
I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,
duke e sjellë në mend mëshirën
- si ua pati premtuar etërve tanë *
në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Shkrimi shenjt thotë:
Do t’i bie bariut e dhentë e tufës do të shpërndahen.

Lutjet e besimtarëve
Shpëtimtari ynë hyri në Jerusalem që të vuajë dhe të hyjë në lavdí. Atij me lutje të përvujtë t'i drejtohemi:
Shenjtëroje popullin të cilin e shëlbove me gjakun tënd.
Shëlbues i ynë, bëj që me agjërim sa më shumë t’i afrohemi vuajtjes sate
— që të fitojmë lavdinë e të ngjallurit.
Bëj që ta fitojmë mbrojtjen e Nënës, ngushëllueses së të pikëlluarve
dhe ta meritojmë të forcohemi me atë ngushëllim me të cilin ti ne na
forcon.
Shikoji ata të cilët për shkak të veprave tona të këqija s'mund ta vazhdojnë
rrugën
— shko në ndihmë të tyre, ndërsa ne na përmirëso dhe na ndihmo që të
jetojmë në drejtësi dhe me dashuri.
Vetveten e përkule duke u bërë i dëgjuar deri në vdekje, madje me vdekje në
kryq
— jepu fuqi shërbëtorëve të tu që të jenë të dëgjueshëm, të durueshëm dhe te
denjë.
Denjohu që trupit tënd të lavdishëm t'ia përngjasosh të vdekurve tanë
— ndërsa ne na jep që njëherë së bashku të bëhemi me ta pjesëtarë të lavdisë
sate.
Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroft emri yt. Ardhtë mbretëria jote, u bëftë
vullnesa jote, si në qiell ashtu në tokë.
Bukën tonë të përditshme, na e jep sot, na i fal fajet tona si i falim ne fajtorët
tanë, e mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i Keqi. Amen.

Lutja
O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i amshuar, ti që, për t’i dhënë njerëzimit
shembullin e përvujtërisë, deshe që Shëlbuesi ynë të mishërohej dhe të vdiste në kryq, bëj në mirësi, që, t’i përngjajmë atij në durim e të marrim pjesë në të
ngjallurit e tij. Nëpër Zotin.

Përfundimi i Orës sikurse në Shërbesën e rëndomtë.
PASMBRËMËSORJA

PAS LUTJES SË MBRËMJËS II TË SË DIELËS DHE TË KREMTEVE
V. Hyj, më eja në ndihmë!
P. O Zot, shpejto të më ndihmosh!
V. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt,
P. si ka qenë në fillim,
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. (K. P. aleluja)
Në këtë moment është mirë të mbahet një moment qetësie për të bërë shqyrtimin
e ndërgjegjes. Në kremtimet e bashkësive mund të përdoret apo të përshtatet një
nga formulat e pendesës që përdoren gjatë meshës. Ose

PUNA E PENDIMIT
O Zoti im, po më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë. Se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin. Por më fort se të kam fyer Ty, o E mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të fyej më kurrë. Amen.

Himni: njëri prej këtyre që vijon, sipas dëshirës
HIMNI
Para fundit të dritës,
ty duam, krijuesi i sendeve,
me mirësinë e zakontë,
të na kryesosh në roje.
Ty ëndërrofshin zemrat tona,
në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
dhe gjithmonë lavdinë tënde
këndofshin në ag të dritës.
Na jep jetë të shëndetshme,
ngrohtësinë tonë përtërije,
mjegullën e zezë të natës
ta sqarojë drita jote.
Na jep, Atë fuqiplotë,
me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
që me ty në amshim
mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.
Ose:
O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
zbulon errësitë e natës,
e ndriçim drite quhesh
kur dritë u flet të lumëve.
O Hy i Shenjtë të lutemi
Ti në këtë natë na ruaj;
në ty të gjejmë pushimin,
na i bëj të qeta orët.
Nëse sytë i zë gjumi,
për ty zemra t’rrijë zgjuar;
të mbrosh me dorën tënde
besnikët që të duan.
Shiko, o mbrojtësi ynë,
na ruaj ndër prita e kurthe,
sundo shërbëtorët tu
që me gjak tënd shpërbleve.
O Krisht, mbret shumë i drejtë,
Ty e Atit iu qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e përhershëm. Amen.

Ant. 1
Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.

Psalmi 91 /90/ (1-16)
Lum njeriu që është nën mbrojtjen e të Tejetlartit
Qe, ju dhashë pushtet të shkelni përmbi gjarpërinj e përmbi akrep (Lk 10, 19).
Kush banon nën mbrojtjen e të Tejetlartit, *
do të qëndrojë nën hijen e të Gjithëpushtetshmit.
Do t’i thotë Zotit: »Strehimi im, *
kështjella ime, Hyji im, do të shpresoj në të.«
Sepse Ai do të të çlirojë ty nga laku i gjahtarëve *
dhe nga fjala dijekeqe.
Do të të bëjë hije me krahët e vet *
do të strehohesh nën fletët e tija,
shqyt e pancir e vërteta e tij. *
Nuk do të tutesh prej tmerrit të natës,
as prej shigjete që fluturon ditën, †
as prej murtaje që shëtit në errësirë, *
as prej shfarosjes që shkretëron në mesditë.
Le të bien me mijëra rreth teje, †
dhjetëra mijëra në të djathtën tënde, *
ty nuk do të të ndodhë asgjë!
Porsa ti me sy të vetëtish, *
shpagimin e mëkatarit do ta shikosh!
Pasi Zoti është mburoja jote *
dhe e zgjodhe të Tejetlartin për strehimin tënd,
e keqe nuk do të të gjejë, *
dhe frushkull s’do t’i afrohet tendës sate:
sepse engjëjve të vet urdhër u dha *
të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.
Do të të mbartin para duarsh *
që gand të mos e ndeshësh këmbën tënde për gur.
Do të shkelësh mbi shlligë e kapastrec, *
do të kalosh mbi luanë e gjarpërinj.
»Do ta shpëtoj sepse më do, *
do ta marr ndore sepse e njeh Emrin tim.
Ai do të më thërrasë e unë do t’i ndihmoj, †
në vështirësi do të jem me të, *
do ta shpëtoj dhe do ta madhëroj.
Do t’i dhuroj jetë të gjatë, *
do t’ia tregoj shëlbimin tim.«
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. 1
Bano nën hijen e të Gjithëpushtetshmit:
dhe do të gjesh strehim
prej ngashënjimeve të së keqes.

Leximi i shkurtër Zb 22, 4-5
Shërbëtorët e Hyjit do ta shikojnë fytyrën e tij. Emri i tij do të jetë në ballë të
tyre. Nuk do të ketë natë as drita e llambës më nuk do të duhet as drita e diellit,
sepse Zoti Hyj do të shndrisë mbi ta dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të
shekujve.

Përgjigjja e shkurtër
C O Zot, * në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
D O Hyj i së vërtetës, ti më ke shëlbuar:
në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
O Zot, në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim.

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Kënga e Simonit Lk 2, 29-32
Krishti, drita e popujve dhe lavdia e Izraelit.
Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë *
shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,
sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin *
që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:
Dritën që bën të njohin Ty paganët *
e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.
Lavdi Atit e Birit *
e Shpirtit Shenjt,
si ka qenë në fillim, *
ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Ant. Na shpëto, o Zot, derisa rrimë zgjuar;
na ruaj kur flemë: që të rrimë zgjuar me Krishtin
dhe të gjejmë prehje në paqe. (K. P. aleluja)

Lutja
Le të ngritët para teje, o Atë, lutja jonë në fund të kësaj dite, përkujtimore të
ringjalljes së Zotit: bëj me hirin tënd që të pushojmë në paqe, të sigurt prej çdo së
keqeje, dhe të zgjohemi në gëzim për ta kënduar làvdin tënd.
Nëpër Zotin

Në të kremte:
Lutja
Vizito, o Atë, shtëpinë tonë dhe na mbro prej sulmeve të armikut; le të vijnë
engjëjt e shenjtë që të na ruajnë në paqe, e bekimi yt le të jetë gjithmonë me ne. Nëpër Zotin

Edhe kur Pasmbrëmësorja thuhet personalisht, vijon bekimi:
Zoti i gjithëpushtetshëm na dhuroftë një natë të qetë
dhe një mbarim të mirë.
C Amen.
Të falemi Mbretëreshë, Nëna e mëshirës, jeta, ëmbëlsimi e shpresa jonë, të falemi!
Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë në këtë shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonë, ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh! E Jezusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, pas kësaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgjëra Mari! Amen.

Nën mbrojtjen tënde po ngasim, o shenjta Nëna e Hyjit, mos na i përbuz lutjet ndër nevoja tona, por, o virgjëra e lume dhe e bekuar, na shpëto përherë prej të gjithë rreziqesh, Zoja jonë, dhe ndërmjetëse e jona. Me Birin tënd na pajto, Birit tënd na porosit ndër duar të Birit tënd na lësho.








All the contents on this site are copyrighted ©.