2013-03-20 17:37:54

Në Vatikan, presidentja e Brazilit, Rusef: Papa Françeskun e presim në Rio


Takim i përzemërt, me një sy nga Dita e ardhshme Botërore e Rinisë. Kjo ishte audienca e sotme e Papës Françesku me presidenten e Brazilit, Dilma Rusef. Pas përshëndetjes me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì, kryetarja e shtetit brazilian bisedoi rreth një çerek ore me Atin e Shenjtë, Jorge Mario Bergoglio, të cilin e ftoi sërish në Rio-de-Zhaneiro për takimin e ardhshëm botëror me rininë, që do të mbahet në fund të korrikut.
Papa Françesku i dhuroi presidentes një kopje të Dokumentit të Aparesidës, ashtu siç bëri edhe me presidenten e Argjentinës, Kristina Fernandez Kirchner, të cilën e priti para dy ditësh.







All the contents on this site are copyrighted ©.