2013-03-20 12:21:45

Me një telefonatë, Papa Françesku i uron ditën e emrit, Benediktit XVI


Dje pasdite, pak pas orës 17.00, Papa Françesku mori në telefon Papën e nderit Benedikti XVI, duke i bërë urimet më të përzemërta për festën e Shën Jozefit, ditën e emrit të tij. Papa Bergoglio shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij e të Kishës për shërbimin e çmuar të Jozef Racinger. Benedikti XVI ndjek me interes të madh ngjarjet e këtyre ditëve, sidomos kremtimin e djeshëm, me të cilin filloi papnia e Françeskut, për të cilin lutet që Zoti ta ndihmojë në drejtimin e Kishës Katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.