2013-03-20 13:44:51

Kryeministri Sali Berisha takon Papën Françesku, reformator e mik madh, e presim për vizitë në Shqipëri


Në Meshën e fillimit të misionit papnor të Atit të Shenjtë Françeskut, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ishte i pranishëm Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, së bashku me Kryetaren e Parlamentit, zonjën Jozefina Topalli, shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, zoti Rrok Logu. Pas Meshës, brenda Bazilikës së shën Pjetrit, Papa Françesku përshëndeti e falënderoi Kryeministrin e Shqipërisë dr. Sali Berisha për pjesëmarrje dhe përmes tij përshëndeti popullin e dashur shqiptar të Nënë Terezës. Një takim ky i shkurt por plot domethënës e mbresëlënës, siç u shpreh në mikrofonin e Radio Vatikanit kryeministri shqiptar. Dr. Sali Berisha i prekur nga takimi i parë me Papën e ri, pohon se Ati i Shenjtë Françesku do të jenë reformator i madh i Kishës e shembull i jashtëzakonshëm për mbarë shoqërinë botërore, pse ai përpiqet të vendos në epiqendër vlerën e solidaritetit, të bamirësisë e të dhembshurisë. Kryeministri Berisha tha se ka ftuan Papën Bergoglio për të vizituar Shqipërinë, Atdheun e Nënë Terezës e kujton marrëdhëniet e mira e të forta ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit, po më hollësisht të ndjekim intervistën që Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha i ka programit shqip të Radio Vatikanit mbi këtë ditë e ngjarje të veçantë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.