“Lutuni për mua”. Papa Francesku përshëndet autoritetet shtetërore
“Lutuni për mua”: kështu e përfundoi homelinë Papa Françesku në Meshën e fillimit
të papnisë së tij. Në përfundim të ritit, brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, para Elterit
të Rrëfimit, Ati i Shenjtë Papa Françesku u takua me të gjithë krerët e shteteve e
të qeverive nga mbarë bota, por edhe me familjet mbretërore, të pranishme sot paradite
në Vatikan. Ndër ta, edhe autoritetet shqiptare nga Tirana e nga Prishtina.
Një radhë e gjatë me më të pushtetshmit e kësaj bote priti me durim të përshëndeste
Papën e ri të Romës, një njeri të përvuajtur, i mësuar të udhëtojë me autobuz e të
gatuajë për vete. Për secilin prej tyre, Papa Jorge Mario Bergoglio pati fjalë dashamirëse.
Kështu e njohin Papën në Argjentinë, ku njerëzit e quajnë “djali ynë” e biri i argjentinasve
nuk i harroi edhe sot në mëngjes, kur para meshës, telefonoi për t’u folur njerëzve
të mbledhur në lutje, në sheshin para rektoratit të Buenos Airesit. Edhe atyre u tha:
“Lutuni për mua”.