Papa Françesku telefonon në Plaza de Mayo të Buenos Airesit:“Të ecim të bashkuar,
lutuni për mua"
Sot paradite, në orën 7.30, Ati i Shenjtë Papa Françesku i telefonoi rektorit të Katedrales
së Buenos Airesit, atë Alehandro Ruso. Telefonata u transmetua përmes altoparlantëve,
për t’u dëgjuar nga të gjithë besimtarët e mbledhur në sheshin para rektoratit. Ja
mesazhi i Papës, i cili tha thjesht "Alo, Alehandro, jam unë": “Bijtë e mi të
dashur, e di se jeni në shesh. E di se po luteni e po thoni uratë, kam nevojë për
to. Lutja është gjë shumë e bukur. Faleminderit! Dua t’ju kërkoj një favor. Ju kërkoj
të ecim të gjithë së bashku, ju kërkoj të kujdeseni njëri për tjetrin, të kujdeseni
për veteveten, mos i bëni keq vetes, ruajeni jetën. Kujdesuni për familjen, mbrojeni
natyrën, ruajini fëmijët, ndihmoni të moshuarit; të mos ketë urrejtje, të mos ketë
mosmarrëveshje, lëreni mënjanë zilinë, mos plagosni askënd në shpirt. Flisni shumë,
me dialog, që ndërmjet jush të jetë e gjallë dëshira për ta mbrojtur tjetrin. Hapeni
zemrën sa një mal për Zotin. Hyji është i mirë, fal gjithnjë, kupton, mos kini frikë;
është Atë, afrojuni pranë Tij. Virgjëra Shenjte Mari ju dhashtë shumë bekime, mos
e harroni këtë ipeshkëv, që është larg, por ju do fort. Lutuni për mua”.