2013-03-16 18:46:09

Në Torino, debat për Nënë Terezën. I pranishëm, don Lush Gjergji


Po në Itali, por kësaj radhe më në veri, në qytetin e Torinos, dje u zhvillua një debat mbi Nënë Terezën, të Lumen shqiptare të bamirësisë. Përballë njëri-tjetrit don Lush Gjergji, vikari i përgjithshëm i Kishës Katolike në Kosovë dhe Stefano Lo Ruso, këshilltar i Bashkisë së Torinos diskutuan mbi temën “Nënë Tereza, pasuri e Shqipërisë, pasuri e njerëzimit”. Gjatë kësaj pasditeje tematike, u vu në dukje roli i Nënë Terezës si frymëzuese e veprimtarisë së shumë personaliteteve të botës fetare e të asaj laike. Por më hollësisht, të dëgjojmë vetë don Lush Gjergjin në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, don David Gjugja….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.