2013-03-15 17:37:44

Imzot Avgustini: Papa Françesku na tregon gurrën e jetës


Së bashku me besimtarë falënderojmë Zotin për dhuratën e Papës së ri e në personin e Atit të Shenjtë me emrin Françesku na tregon se Kisha dhe bota duhet kthehen tek një stil i thjeshtë e i ndershëm i jetesës, pra në këtë emër shohim një udhëheqës që do të na tregojë përherë gurrën dhe themelin e jetës, që gjenden në Bariun e Përjetshëm, Jezu Krishtin. Që në gjestet e para Papa i ri na ofron një shembull të jashtëzakonshëm që ndihmon në përforcimin e fesë e në vijimin e veprimtarisë sonë shpirtërore e njerëzore, të bindur se kjo është udha më e përshtatshme dhe e qëlluar për të mirën e mbarë njerëzimit. Po më shumë në mikrofonin e Radio Vatikanit të dëgjojmë imzot Lucjan Avgustinin..................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.