2013-03-14 14:42:14

Të shumta mesazhet e urimit për Papën Françesku: reagimet e Argjentinës


“Papa është argjentinas”. Me këtë klithmë, në kulmin e entuziazmit, e priti kryetari i Dhomës së Deputetëve të Buenos Ajres, Julian Dominguez, lajmin e zgjedhjes së kardinalit Jorge Mario Bergolio në selinë Papnore. I gjithë kryeqyteti argjentinas vijon të jetë në festë e mijëra besimtarë luten në katedrale e në të gjitha kishat e vendit. Për reagimet në Argjentinë na flet, nga Buenos Ajres, Françeska Ambrogetti, autore e librit “El jesuita”, kushtuar pikërisht kardinalit të atëhershëm Bergoglio:

Përgjigje: - Habi, habi, sepse në Konklavin e mëparshëm ishte ndërmjet atyre që hamendësohej se do të zgjidheshin, ndërsa këtë herë, jo. Habi e gëzim i madh. Katedralja e Buenos Ajres u mbush menjëherë, e u mbushën edhe kishat e tjera me besimtarë, në lutje për papën Françesku…

Pyetje: - Papa i ardhur nga fundi i botës…

Përgjigje: - Po, kështu është. Por duhet kujtuar diçka: babai i tij ishte italian, nga provinca e Astit e ai u rrit me kulturën e madhe italiane. Papë latinoamerikan e, njëkohësisht, edhe italian, që flet shkëlqyeshëm në dialektin e Piemontit.







All the contents on this site are copyrighted ©.