2013-03-14 14:39:28

Të martën më 19 mars Mesha e fillimit të Papnisë së Atit të Shenjtë Françesku


“Mesha e fillimit të Papnisë së ri, Atit të Shenjtë Françeskut me delegacionet e mbarë botës do të kremtohet të martën e ardhshme më datën 19 mars, në ditën e festës së Shën Jozefit, Pajtorit të Kishës, në ora 9.30, e me rast hyrja e besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan është e lirë, pa asnjë lloj bilete. Një ditë më pas, Papa i ri do t’i përshëndes delegacionet e bashkësive tjera fetare e delegacione tjera që mund të jenë të pranishme”. Kështu tha zëdhënësi i Selisë së Shenjtë atë Federiko Lombard, gjatë takimit të sotëm me gazetarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.