2013-03-14 14:43:30

Reagime nga Amerika e Jugut


Krenari, gëzim e kënaqësi. Kështu reagojnë bashkësitë katolike të Amerikës Latine. Nga Karakasi, në Rio-de-Zhanejro e në Santiago të Kilit vijojnë shprehjet spontane të gëzimit. Ndërsa lajmi përhapej nga Roma, në botë, Qyteti i Meksikos, Lima, Peruja, Bogotàja, u tundën nga kori i këmbanave, që nisën të bien të gjitha përnjëherësh në festë. Kontinenti i foli botës me gjuhën e këmbanave të panumërta të këmbanareve të tij!Shumë urojnë që Papa i ri ta vërë Amerikën Latine në qendër të papnisë e të ndihmojë për bashkimin e Kontinentit, duke vënë gjithnjë në qendër Kishën, në një zonë ku jetojnë 60% e katolikëve të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.