2013-03-14 17:44:43

Papa Françesku përqafon kardinalin Dias.


Pasi veshi petkat papnore, Papa Françesku përshkoi gjysmën e Kapelës Sikstine. Drejtohej kah një Kardinal i sëmurë, që s’ mund të ecte për ta takuar. Ishte kardinali Ivan Dias, i mirënjohur në Shqipëri, ku kreu misionin e Nuncit të parë Apostolik të pas diktaturës, duke rindërtuar, mbi gërmadha, Kishën e re pas koncilare. Papa i ri e përaqofoi kardinalin Dias me dashuri vëllazërore. Ishte një tjetër çast prekës i fillimit të kësaj papnie.







All the contents on this site are copyrighted ©.