2013-03-14 16:00:22

Imzot Gashi: Papa Françesku shenjë gëzimi e shprese


Papa i ri Françesku, bari i butë e i fortë që vjen nga kontinenti më katolikë i Tokës, nga realiteti i preku në thellësi e prej shekujsh nga Ungjilli i Krishtit. ai i Amerikës Latine e, nga Argjentina, Vendi më i pasur me kontradikta e shpresa. Papa Françesku. I pari Papë me këtë emër, emri i shenjtit më të dashur. I pari Papë jo evropian. I pari Papë nga familja rregulltare e jezuitëve. I pari që i kërkoi popullit të vet t’i lutët Zotit për të, para bekimit si Ipeshkëv e Atë i popullit të vet. I pari që lutet e bënë të luten edhe besimtarët e të pranishmit si akt përurimi i papnisë për paraardhësin e vet që po e dëgjonte: “ipeshkvi i nderit i Romës” – siç e quajti – Benediktin XVI.
Papa Françesku. I thirrur në Romë, në udhëheqje në Kishës nënë e mësuese, e për të “kryesuar në dashuri” Kishën universale. Papa Françesku ka para vetes sfida që mëdha kishtare e shoqërore, e para e më e rëndësishmja ajo përhapjes së Lajmit të Mirë në botë për të formuar një familja vëllazërore ndërmjet njerëzve e popujve. Mbi zgjedhjen e Papës Françeskut e prioritetet e kësaj papnie, të dëgjojmë kryeipeshkvin e Tivarit e Presidentin e Konferencës Ndërkombëtare Ipeshkvnore të Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashin...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.