2013-03-13 19:28:44

Një thirrje e vetme në Shën Pjetër:'HABEMVS PAPAM' 'E KEMI PAPEN!"


“O Zot, zgjodhën Papën!”: kjo është thirrja që përshkoi Sheshin e Shën Pjetrit, të mbushur përplot me njerëz deri gati në Kështjellën e Shën Engjëllit, kur nga oxhaku mbi Kapelën Sikstine doli tymi i bardhë, që do të thotë se kardinajtë kishin votuar një person, me dy të tretat e votave.
Shiu i vazhdueshëm nuk i ndaloi mijëra turistët e besimtarët të qëndronin me durim, me çadrat hapur, pranë Vatikanit, në pritje të Pasardhësit të ri të Shën Pjetrit, Vikarit të Krishtit. “Kemi Papën! Kemi Papën!” janë thirrjet, që paralajmërojnë “Habemus Papam” nga Llozha e Bekimeve.
Turma, pasi pa tymin e bardhë, si të ishte një trup i vetëm, vrapoi drejt tremes së Bazilikës së Shën Pjetrit, në pritje të protodiakonit. Pas tij, në Llozhë do të dalë vetë Papa, për bekimin “Urbi et Orbi” e do të thotë fjalët e para për besimtarët e krishterët të të gjithë botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.