2013-03-13 13:00:49

Më 13 mars kalendari kujton shën Kristinën e Sabinin


Më 13 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Kristinën e Shën Sabinin, Martirë.
Më 13 mars kalendari Kishtar përkujton festën liturgjike të Shën Kristinës, martire e kohëve të para të krishterimit. Të dhënat për jetën dhe martirizimin e saj humbasin në mjegullën e kohëve. Për të dihet vetëm se jetoi rreth viteve 559 në Persi, ku derdhi gjakun për Krishtin. U rrah për vdekje me shkopinj, duke fituar kështu kurorën e martires, nën mbretërinë e Kosroes I të Persisë.
Edhe për jetën e martirizimin e Shën Sabinit, festa liturgjike e të cilit bie po sot, kemi pak të dhëna. Dimë se jetoi në Egjipt rreth viteve 287, se vuajti shumë për shkak të fesë në Krishtin, se u torturua gjatë e se, më në fund u flak në një lum, ku edhe gjeti vdekjen.







All the contents on this site are copyrighted ©.