2013-03-13 21:18:28

Habemus Papam Franciscus - Kemi Papën Françesku. Papa i ri është kardinali argjentinas Bergoglio


Me gëzim të madh e emocion ju njoftojmë ngjarjen historike, zgjedhjen e Papës së ri, është Jorge Mario Bergoglio, 76 vjeç argjentinas nga Buenoa Ajresi, me emrin Françesku. Kështu njoftoi Protodiakoni kardinali Jean-Louis Tauran nga ballkoni i Bazilikës së shën Pjetrit në Vatikan. Ndërsa në ora 19.06 të datës 13 mars 2013 tymi bardhë nga oxhaku mbi kulmin e Kapelës Sikstina kumtoi zgjedhjen e Papës së ri. E menjëherë turma e besimtarëve shpërtheu në gëzim.







All the contents on this site are copyrighted ©.