Dom Gjergj Meta: shqiptarët ndjekin më shumë interes zgjedhjen e Papës
Gjatë kësaj periudhe të veçantë, Kisha katolike përjeton e kalon ngjarje të rëndësishme
historike. Kështu qe datat e 11 shkurtit të kaluar, ditën e njoftimit të tërheqjes
së Papës Benediktit XVI e, kështu do të jetë zgjedhja e Papës së ri, që do të bëhet
nga Konklava e 115 kardinajve që filloi më 12 mars. E gjatë kësaj periudhe, besimtarët
katolikë kudo në botë, së bashku me ata shqiptarë, janë në pritje e në lutje drejtuar
Hyjit, një lutje e fortë që Shpirti Shenjt Zot t’i dhurojë një tjetër Bari, siç tha
Dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Sodano gjatë Meshës për zgjedhjen e Papës,
“Zoti na dhashtë një Papë me zemër bujare që të di ta bëjë të dukshëm unitetin e Kishës”
e bukurinë e Ungjillit të Tij. E sipas kardinalit të Vjenës Schoenborn tërheqja e
papës Benediktit XVI mund të fillojnë “një përtëritje të thellë të Kishës, një lloj
konvertimi baritor”. Thamë se për besimtarët katolikë kudo në botë, këto ditë
janë vërtetë të veçanta, janë ngjarje plot me emocione shpirtërore, prandaj sytë e
të gjithëve janë të drejtuar ndaj Shën Pjetrit të Romës e zemrat të bashkuara me ato
të Kardinajve, të cilëve Zoti përmes Kishës Shenjte ua ka besuar zgjedhjen e Kreut
të ri të Popullit të Zotit. E për besimtarët katolikë të Shqipërisë, që nga periudha
e diktaturës komuniste e deri në fitoren demokracisë, kjo është Konklava e dytë që
përcjellin nga afër e në liri. Po si i përcjellin besimtarët katolikë shqiptarë ngjarjet
që janë duke u zhvilluar në Vatikan? Të dëgjojmë bisedën me famullitarin e Kishës
së Shën Gjon Maria Vianney në Kamëz, dom Gjergj Metën........