2013-03-13 13:51:37

Atë Lombardi: Benedikti XVI e ndjek Konklavin përmes TV e lutet shumë.


Nuk harrohet Papa i nderit, Benedikti XVI, në sa ndiqet me besim e shpresë tymi, që del nga oxhaku i Sikstinës. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi kujton lajmet për Papën Benedikti, marrë nga sekretari i Tij, kryeipeshkvi Georg Gaenswein, sot prefekt i Shtëpisë Papnore: “Papa i nderit po i ndjek me vëmendje të madhe e pjesëmarrje shpirtërore ngjarjet, përmes televizionit. Ndoqi edhe Meshën “Pro Eligendo Pontefice”, si dhe procesionin e kardinajve, deri tek ‘Extra Omnes’, kur portat e Kapelës Sikstine u mbyllen edhe para syve të Atij që, tetë vjet më parë, pati hyrë kardinal e pati dalë Papë nga pragu i kësaj porte.







All the contents on this site are copyrighted ©.