Punimet e fundit në Kapelën Sikstine: mbi çati tashmë duket oxhaku
Konklavi, që do të hapet të martën, do të jetë i 75-ti i historisë së Kishës, në formën
që e njohim sot; i 25-ti, që mbahet në Kapelën Sikstine, në Vatikan. E mbyllur që
më 5 mars për përgatitjet, Kapela u hap dje për vizitën e një grupi të madh gazetarësh
e fotoreporterësh, ardhur nga mbarë bota. Vijonte puna, kur gazetarët hynë për
vizitë. E, para se të hynin, patën mundësi të sodisnin oxhakun, vendosur dje, ku
do të ngulen sytë e botës mbarë, në pritje të tymit të bardhë, që do të japë i pari
lajmin për zgjedhjen e Papës së ri. Panë edhe dy stufat, me të cilat lidhet oxhaku,
me formë tipike kineze, ku përfundon tymi. I gjatë 30 metra, i gjerë një metër
e gjysëm, mbulohet me një kapak, që e mbron nga shiu. Oxhaku i nënshtrohet disa provave,
me tym të verdhë, pra as të zi e as të bardhë, për të mos i ngatërruar vizitorët,
që i mbajnë sytë ngulur mbi të, nga Sheshi i Shën Pjetrit. Tymitjet,
sipas atë Lombardit, gjatë takimeve me gazetarët Tymitjet realizohen duke djegur
skedat, në përfundim të votimeve. Jo të çdo votimi, por vetëm të votimit të para e
pasdites. Prej këndej, nëse nuk do të arrihet tek zgjedhja, ose zgjedhja do të bëhet
në votimin e dytë të paradites a të mbasdites, oraret normale do të jenë rreth orës
19.00 të mbrëmjes e 12.00 të mesditës. Nëse zgjedhja do të përfundojë në votimin e
parë të paradites ose në atë të parë të pasdites, tymi, në këtë rast, i bardhë, do
të duket në gjysmën e paradites ose në gjysmën e pasdites. Papa Ratcinger, për
shembull, u zgjodh gjatë votimit të parë të pasdites e, prej këndej tymi i bardhë
u duk pas orës 17.00.