2013-03-08 15:50:18

Dy Tweet-e të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit: të mbrohen të drejtat e njerëzve të ligshtë dhe të pakicave fetare.


Dy Tweet-e të reja të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit u dukën sot në faqen e internetit Twitter @TerzaLoggia. I pari është i imzot Dominik Mambertì, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet: “Veprimataria diplomatike e Selisë së Shenjtë impenjohet për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve më të ligshtë”, shkruan.
Tweet-i i dytë është i imzot Silvano Maria Tomazit, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë zyrës OKB të Gjenevës: “Respektimi i lirisë fetare të pakicave, shkruan, është gur themeli i dialogut edhe i komunikimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.