2013-03-08 12:31:06

Dom Ndue Bytyçi, në përvjetorin e lindjes.


Me 8 mars kujtojmë priftin e poetin shqiptar, dom Ndue Bytyçi, në përvjetorin e lindjes. Meshtari i shquar dom Ndue Bytyçi lindi më 8 mars 1847, në rrethinën e Shkupit, sipas disa studiuesve; në Kosovë sipas disa të tjerëve.
Shumica e studiuesve të veprës së tij janë thuajse një mendje mbi vlerat e veprës së meshtarit poet dhe dom Ndue Bytyçin e konsiderojnë si poet me talent të rrallë.
Ndue Bytyçi është një ndër meshtarët e parë katolikë që i kreu të gjitha studimet në trevat shqiptare: klasike, filozofike e teologjike, në Shqipëri e pikërisht në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në Shkodër. Aty u edukua me ndjenja të fuqishme fetare, me dashuri të pakufishme për atdheun e për gjuhën shqipe; me etje për dituri, me prirje për të fituar një horizont sa më të gjerë diturie, me dëshirë për ta flijuar jetën e vet në shërbim të popullit të varfër, në emër të Krishtit.
Prandaj, në Prizren, në Gjakovë e Pejë e vise tjera të Kosovës, ku shërbeu, predikoi pa u lodhur kurrë Ungjillin e jetës, dha mësim në shumë shkolla të dioqezës së Shkupit, shkroi vjersha fetare, atdhetare e shoqërore, iu vu përkthimit të njërit ndër librat më të vështirë të Biblës: “Librit të Psalmeve”, përkthim me vlera letrare e gjuhësore që, për fat të keq, nuk e pa ende dritën e shtypit.
Ndër vjershat e tij fetare, kujtojmë krijime artistike shumë të realizuara që lexohen me kënaqësi edhe sot, si “Mundimet e Jezu Krishtit”, “Vaji i Zojës së Bekueme”, “Atyna”, “Udha e Krygjës” etj.
Ndër krijimet atdhetare vlejnë të përmenden “Memleqetit” (Atdheut), botuar në Shkodër më 1887 dhe vargjet kushtuar Atë Leonardo de Martinos, që në këtë kohë ishte një nga zërat më të njohura poetike: pastaj vjershat “Lugati”e “Kastigimi”, që të kujtojnë bukurinë e poezive të Goethes; “Peshkaxhija” e “Barakxhija”, me motive të theksuara shoqërore e krijime të tjera- Dom Ndye Bytyçi njihet si lëvrues i parë i sonetit apo tingëllimës në letrat shqipe.
Botoi kryesisht ndër revistat e jezuitëve “Lajmëtari i Zemrës së Krishtit” e “Leka”.
Shpirti i êm madhnon Zotin!
Me gjith fuqijen qi ka shpirti i êm,
Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’êm.
Me fuqí të madhe shpirti i êm â gzue,
Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.
Sherbtore Zoti persè më pá të pervûme,
Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume!
Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,
Zoti i pushtueshem qi êmnin Shêjt e ka.
E tí mishrira brêz mbas brêzit kqyrë,
Ata, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.
Pûnoj pûnë të mdhaja krahi i djathtë i veti,
Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.
Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,
Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.
Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,
I la të pasnit shprazët, e me duer thát.
Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,
Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.
Si u pat premtumun aj te parvet tonë,
Abramit të zgiedhun e fmís tij gjithmonë.
Atit, e Birit, Shpirtit Shêjt nji nderë,
E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.
Dom Ndue Bytyci (Marrë nga revista LEKA)

Mundimet e Jezù Krishtit e vaji i Zojës së Bekueme
O ju priften, pse po rrini,
Shka po bani, ju meshtarë !
Të piskatni n’ t’ idhta ankime,
Se i drejti shkon i lidhun
Me lan jeten nder mundime.

Lenie kangen, ta ketë loti
Ma shlirë udhen, zhgrehniu n’vaj,
Pse per ne po shkon vetë Zoti
Per therore, pa farë faj.
Asht arsyeja mkati ynë,
Veç dashtnije, aj tjeter s’ka,
Qi me dekun n’Krygjë po e shtyn,
Te lirë neve me na ba...
Dom Ndue Bytyqi

Kanga e Xojës së Bekueme
Magnificat
Me gjith fuqijen qi ka shpirti i ęm,
Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’ęm.
Me fuqí të madhe shpirti i ęm â gzue,
Më Zotin të pushtueshem, qi me ka shelbue.
Sherbtore Zoti persč më pá të pervűme,
Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume !
Njimend mbi mue të mdhaja punë ka bâ,
Zoti I pushtueshem qi ęmnin Shęjt e ka.
E tí mishrira bręz mbas bręzit kqyrë,
At, qi i luten, e i bekon në gjith mndyrë.
Pűnoj pűnë të mdhaja krahi i djathte i veti,
Madhshtorët i hupi, mende mdhajt i treti.
Te mdhajt prej së neltit rrotullim i sdrypi,
Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.
Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,
I la të pasnit shprazet, e me duer thát.
Zoti Izraelin në sherbim të vet tu’ e pá,
Në pelqim e pati, në mend mishira i rá.
Si u pat premtumun aj te parvet tonë,
Arbamit të zgjiehun e fmis tij gjithmonë.
Atit, e Birit, Shpirtit Shęjt nji nderë,
E tash e së parit në mot qi të vînë perherë.
Dom Ndue Bytyqi







All the contents on this site are copyrighted ©.