2013-03-07 14:40:15

“Nuk jam ndier kurrë vetëm – Fjalimet e fundit të Benediktit XVI” në një vepër


Një “mirënjohje e vogël”, si “shenjë besnikërie e Shtëpisë Botuese të Vatikanit (LEV)ndaj Atit të Shenjtë”. Nga dita e sotme në librari të Romës e të Italisë gjendet vëllimi me titull: “ Nuk jam ndier kurrë vetëm – Fjalimet e fundit të Benediktit XVI”, botuar nga Libraria e Shtëpia Botuese e Vatikanit, që përmbledh, të gjitha ndërhyrjet shqiptuar nga Papa Jozef Ratcinger ndërmjet 11 e 28 shkurtit të kaluar, me fjalë tjera të gjitha ndërmjet gjatë periudhës së njoftimit të tërheqjes nga Papnia dhe fillimit të Selisë Vakante.
Libraria dhe Shtëpia Botuese e Vatikanit, lexohet në paraqitje të veprës, “ka përcjell nga afër Papën Benediktin XVI në misionin e tij pjetrin” që nga fillimi i Papnisë së tij. “Magjisteri dhe mësimet e Benediktit XVI përbëjnë tërë përmbajtjen dhe vëmendjen e katalogut të Shtëpisë e librarisë së Vatikanit (LEV)”, që ka si mision- kujtohet –për të qenë “gjithmonë vegël për përhapjen e Fjalës së Zotit e të Magisterium-it” të Kishës.
Teksti i parë që përmban vepra e re është 'Declaratio' me të cilën Benedikti XVI njoftoi më 11 shkurtin e kaluar Koncistorin e Kardinajve për “tërheqjen nga misioni i Ipeshkvit të Romës”. Vijojnë, njëri pas tjetrit, katekizmi i zhvilluar në Audiencën e përgjithshme më 13 shkurt, pastaj homelia e Meshës së Mërkurës së Përhime dhe përshëndetja drejtuar Papës në përfundim të kremtimit nga Sekretari i Shtetit, gjithnjë më 13 shkurt; teksti i takimit të Papës me priftërinjtë famullitarë e me klerin e Romës, më 14 shkurt; lutjet e Engjëllit të Tënzot më 17 e 23 shkurt; reflektimi në mbarim të ushtrimeve shpirtërore të Kuries Romake, në mëngjesin e 23 shkurtit; teksti i Audiencës së përgjithshme të fundit, mbajtur më 27 shkurt; përshëndetja dhe ndarja apo lamtumira e Benediktit XVI nga kardinajt e pranishëm në Romë në paraditen e 28 shkurtit dhe së fundi fjala drejtuar besimtarëve të dioqezës së Albanos nga ballkoni qendror i Pallatit Apostolik në Kastel Gandolfo, menjëherë pas arritjes së Papës Jozef Ratcinger nga Vatikani në qytezën laciale.
Vëllimi përmban edhe tekstin e Letrës apostolike Motu Proprio “Normas Nonnullas”, mbi disa ndryshime të normave lidhur me zgjedhjen e Papës së Romës. Vepra përfundon me një profil biografik të Benediktit XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.