Më 5 mars kalendari përkujton shën Adrianin, martir.
Sot më 5 mars kalendari i Kishës katolike përkujton shën Adrianin Çezaresë, martir.
Pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5 mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të
persekutimit të të krishterëve’ sipas dëshmisë së Euzebit. Pasi shkuan të dy në
Çezare të Palestinës për të ndihmuar martirët e këtij qyteti, të dy shenjtorët u zbuluan
si të krishterë, u arrestuan e, si e dëshmuan pa lëkundje fenë në Krishtin, u dënuan
të shqyheshin nga egërsirat në cirkus. Sipas rrëfimit mbi martirizimin e tij,
Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse
e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë. Në senasarët grekë më 7 ose
8 maj kremtohet festa e Shenjtorëve Eubuli e Gjuliani, por pas studimeve të kohëve
të fundit, është arritur në përfundimin se emri Gjulian është shtrembërim i emrit
Adrian. Një gjë e tillë u vërejt edhe në Martiriologun jeronimian, në të cilin
ndërmjet shenjtorëve që kujtohen më 5 mars, janë edhe Adriani e Euvoli. Në këtë rast,
për shkak të shqiptimit bizantin, tjetërsohet emri i Shën Eubulit.