2013-03-05 15:53:48

Mesazhi i patrikut rusë Kirill dërguar Benediktit XVI


Patriku i Moskës dhe i të gjitha Rusive, Kirill i ka dërguar një mesazh Benediktit XVI në të cilin i shpreh “respektin dhe ndjenjat e dashurisë vëllazërore në Krishtin”. Duke përshkruar njoftimin e tërheqjes së Benedikti XVI nga misioni tij papnor, vendosur nga më 11 shkurtin e kaluar, Patriku ortodoks i Rusisë flet për “përvujtërinë e thjeshtësinë” e Jozef Ratcinger dhe nënvizon sa “afër” janë Kishat katolike e ortodokse ruse rreth çështjeve që kanë të bëjnë me fenë. “Në momentin kur ideologjia permisive (lejuese) dhe ajo e relativizmit moral – shkruan Patriku Kirill – bënë përpjekje për t’i nxitur njerëzit të humbasin vlerat morale, ju keni ngritur me guxim zërin tuaj në mbrojtje të idealeve ungjillore e të dinjitetit të lartë njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.