2013-03-05 15:47:52

Kuriozitet: punishtja e Novarës do të prodhojë këpucë edhe për Papën e ardhshëm.


Nuk është përcaktuar akoma data e Konklavit, por në Novara, në punishten e Adriano Stefanelit, tashmë gjithçka është gati. Do të jetë ai, sipas traditës së nisur nga Gjon Pali II, që do t’i punojë me dorë këpucët për Papën e ardhshëm.
“Jam i prekur thellë në shpirt, pohon këpucari i papëve, i cili e ruan ende kallëpin e këpucëve të fundit, dhuruar Papës Benedikti XVI”. Një palë këpucë me lëkurë ngjyrë kafe, jo më të kuqe, pa tegela. Këpucë të shkëlqyera, shton si pa dashur këpucari i papëve, me të cilat uroj që Papa i nderit, Benedikti, të vijojë qetësisht ecjen!







All the contents on this site are copyrighted ©.