Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi ndonëse, ashtu si
Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë. I lindur në Frigji në një
familje të krishterë, shkoi që i vogël në Eolide, ku iu kushtua ndihmës të të varfërve.
Guvernatori Rufo, në kohën e perandorit Aureliani (270-275), deshi ta detyronte Kuintin
të flijonte për nder të idhujve, sipas urdhërave perandorake, por pastaj e la të lirë,
sepse u çlirua nga tundimet djallëzore për ta torturuar, falë lutjeve të vetë Kuintit.
Sinasaret greke tregojnë se kjo ndodhi në qytetin Cime, ku një tërmet i fuqishëm
rrëzoi shtatoret dhe tempullin e idhujve, duke tmerruar idhujtarët, të cilët ikën
me vrap për të shpëtuar jetën. Dyzet ditë pas lirimit, Kuinti u arrestua përsëri nga
një gjykatës tjetër, Klearku, shumë më i egër se Rufi, i cili nisi ta torturonte mizorisht.
U mbulua me plagë, por Zoti ia shëroi para syve të mrekulluar të xhelatit. Për të
gjitha këto ngjarje, meritoi titullin “Mrekullibërës”. Atëherë edhe Klearku e la
të lirë. Mundi kështu të vijonte misionin e tij, duke ndihmuar të varfrit e duke shëruar
të sëmurët edhe për dhjetë vjet të tjera. Vdiq rreth vitit 280-85. Kuinto do të thotë
i pesti, sepse ai ishte djali i pestë i familjes.