Selia Vakante: ngrihet një Qendër për Mediat në hyrjen e Sallës Pali VI
Nga 25 shkurti deri më 31 mars, gazetarët mund të frekuentojnë një Qendër të re Shtypi
në Sallën Pali VI në Vatikan, për të ndjekur të gjithë veprimtaritë gjatë Selisë Vakante.
Kjo qendër, do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars, Pashkët e Krishtit. Kontribuojnë
për të gati të gjitha mediat e Vatikanit, duke filluar nga Salla e Shtypit tek Qendra
Televizive e tek Radio Vatikani. Qendra e Mediave ndahet në tre sektorë: shtypi,
televizioni dhe radioja, koordinuar nga Salla e Shtypit e Vatikanit, e cila merret
edhe me sektorin e parë, pra, atë të shtypit. Sektori i televizionit koordinohet gjithnjë
nga Salla e Shtypit e Vatikanit në bashkëpunim me EBU-Eurovision. Radio Vatikani ka
përgjegjësinë e Sektorit të radios e teknikisht, bashkëpunon me EBU Radio. Ka edhe
një sektor të katërt për kronikat televizive në mondovizion, me të cilin merret Këshilli
Papnor i Komunikimeve Shoqërore dhe RAI-Radiotelevizioni Italian.