2013-02-27 10:35:56

Papa: me Audiencën e sotme të 348 të Përgjithshme, mbi 5 milion besimtarë janë takuar me Benediktin XVI


Audienca e sotme e përgjithshme, e fundit e Papës Jozef Ratcinger – Benediktit XVI, që zhvillohet në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, e mbushur plot e përplot me besimtarë e shtegtarë të ardhur nga Vende të ndryshme, për të falënderuar e për të përshëndetur Atin e Shenjtë, është Audienca e Përgjithshme e 348-ta gjatë gati tetë vjetëve të kësaj papnie.
Takimi me besimtarë e shtegtarë, për të mërkurave paradite në Sheshin e Shën Pjetrit apo në Sallën e Palit VI në Vatikan, në tërësi kanë mbledhur 5.116.600 besimtarë (nga prilli i vitit 2005 deri më 27 shkurt 2013). Të dhënat statistikore, furnizuar nga Prefektura e Shtëpisë Papnore, janë përpunuar nga blogu “Il Sismografo” që përcjell më vëmendje ngjarjet që lidhen me Selinë e Shenjtë.
Pjesëmarrja më e madhe në numër, nënvizohet, është regjistruar në vitin 2006 ku, në 45 Audiencat e Përgjithshme papnore të këtij viti, kanë marrë pjesë 1.031.500 besimtarë. Lidhur me këtë vit, audienca e sotme e përgjithshme është e 8-ta e Papës Ratcinger. E në Audiencën e sotme mase 150 mijë shtegtarë e besimtarë kanë ardhur për të dëgjuar, përshëndetur e falënderuar Papën Benediktin, në mbarim të papnisë së tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.