2013-02-26 10:22:09

Më 26 shkurt kalendari kujton shën Aleksandrin


Më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton Shën Aleksandrin, Patrik të Aleksandrisë. Pra sot më 26 shkurt kalendari kishtar përkujton njërin nga shenjtorët më të njohur me emrin Aleksandër, kampionin e fesë, Patrikun e Aleksandrisë, protagonistin e luftës kundër herezisë ariane.
I lindur rreth viti 250, njeri me kulturë të thellë, zell të zjarrtë fetar e mirësi të jashtëzakonshme njerëzore, Shën Aleksandri u zgjodh Patrik i Aleksandrisë së Egjiptit në vitin 313. I kushtoi menjëherë kujdes të veçantë edukimit të klerikëve e sidomos zgjedhjes së tyre nga radhët e njerëzve që dalloheshin për virtyte.
Iu desh të ndeshej vazhdimisht me herezinë e shpallur nga Ario, e cila përhapej me vrull në gjithë Lindjen. Aleksandri ia doli ta mundte vetëm pas Koncilit të Nikesë, në të cilin arianizmi u dënua përfundimisht. Vdiq më 26 shkurt të vitit 328, duke lënë pas, si vazhdues të idealeve të tij, diakonin luftarak, Atanasio (Athanasin), që i zuri vendin në fronin ipeshkvnor dhe që shëroi plagët e fundit që kishte hapur në Kishë herezia ariane.







All the contents on this site are copyrighted ©.